Qëllimi ynë në këtë projekt është promovimi i biznesit kosovar dhe investimet nga diaspora duke i lidhur me çështjet edukativo-sociale në zhvillimin e Kosovës së bashku. Për momentin end jemi në fazën e parë përgatitore dhe së shpejti do sjellim versionin e parë duke përfshirë informacionet bazë rreth secilit grup që ne do e trajtojmë.
Fokusimin kryesor për momentin e kemi tek Biznesi, Turizmi, Informacionet bazë rreth Kosovës dhe Komunat. Ndarja administrative në bazë të rajoneve dhe komunave duke i lidhur me fshatrat do jetë një risi. Një shembull të tillë ne e kemi filluar duke publikuar të gjithë fshatrat e Kosovës të ndara në bazë të rajoneve dhe komunave. Ky do jetë një projekt shumë i gjerë dhe do ketë një përkushtim të veçantë. Së shpejti do sjellim idenë dhe objektivat kryesore në implementimin sa më efikas me gjëra konkrete.
Duke pasur parasysh se ideja bazë e këtij projekti qëndron në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës duke e lidhur bashkëpunimin me diasporën shqiptare, bizneset dhe grupet tjera bashkëpunuese që kanë qëllimin e njëjtë, më poshtë kemi listuar disa çështje të investimeve në Kosovë.
Arsyet që të investoni në Kosovë
Përfitime për investitorët potencial të huaj dhe vendor. Disa nga përfitimet kur investoni në Kosovë janë: taksa të ulëta, resurse të pasura dhe ambient përkrahës të biznesit:
Ky ishte vetëm një përshikrim i shkurtër rreth investimeve në Kosovë.
© 2024 Gjiganti