Organizatat në Kosovë

Rreth organizatave kosovare me veprimtaritë e tyre në teritorin e Kosovës do sjellim një artikull të veqant ndëra më psoshtë do bëjm një përshkrim të organzatave ndërkombëtare, në veqanti rreth UNMIK-ut dhe EULEX-it.

Organizata të ndryshme joqeveritare kanë qenë aktive që prej pasluftës, ndonëse ndërtimi i shoqërisë së mirëfilltë civile është një ecuri në zhvillim e mbështetur nga fondacione të ndryshme ndërkombëtare me qëllim të forcimit të demokracisë në vend.

UNMIK

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) filloi punën pas përfundimit të luftës në Kosovë në bazë të rezolutës 1244 dhe ka pasur si qëllim vendosjen e sundimit të ligjit dhe themelimin e institucioneve vetëqeverisëse. Më 2001, UNMIK-u nën dokumentin e Kornizës Kushtetuese organizoi zgjedhjet e para të lira në historinë e Kosovës. Deri në shpalljes e pavarsis së Kosovës UNMIK-u ka ndihmuar në qeverisjen e Kosovës duke ja lëshuar kompetencat qeverisë së Kosovës.

Unmiku ka qenë i ndarë në 4 shtylla:

  1. Policia dhe Drejtësia (OKB-ja)
  2. Administrimi civil (OKB-ja)
  3. Demokratizimi dhe ngritja e institucioneve (OSB-ja)
  4. Restaurimi dhe Zhvillimi Ekonomik (BE-ja)

Disa nga pikat kryesore nga misioni i UNMIK-ut ka qenë:

  • të mbështesë funksionimin administrativ
  • mundësoj dhe lehtësoj procesin e vendosjes së statutit të Kosovës
  • ndihmoj në renovimin e infrastrukturës kyqe
  • mbaj rendin dhe sigurinë e ligjit
  • përkujdeset për kthimin e të gjihtë personave në shtepitëe tyre (më së shumti ka përfshirë minoritetet).

EULEX

Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) është misioni më i madh civil deri më tani nga Politika e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP). Synimi kryesor i tij është t’i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave. Qëllimi i misionit nuk është të sundoj apo të administroj në Kosovë. Ky është një mision teknik i cili do të monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë përderisa do të mbajë një numër të kufizuar të kompetencave ekzekutive. EULEX vepron në një kuadër të përgjithshëm të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe ka një zinxhir të njësuar komandues në Bruksel.

Personeli i përgjithshëm: rreth 3,000 (1,900 ndërkombëtarë, 1,100 vendor)
Buxheti: 205 milion euro për 16 muajt e parë
Shefi i misionit: Xavier Bout de Marnhac
Selia kryesore: Prishtinë, Kosovë
Shtetet kontribuuese: të gjitha shtetet e BE-së si dhe Norvegjia, Zvicra, Turqia, Kroacia, dhe SHBA-të.

Deklarata e Misionit:

Misioni i CSDP-së (Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje) do t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës, autoritetet e gjyqësisë dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies. Ky mision do ta zhvillojë dhe përforcojë edhe më tej sistemin e drejtësisë shumë-etnike, të pavarur, si dhe një shërbim policor dhe dogana shumë-etnike, duke siguruar që këto institucione nuk janë të ndikuara politikisht dhe i përkrahin standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane. Misioni, në bashkëpunim të plotë me Programet për Asistencë të Komisionit Evropian, do ta zbatojë mandatin e tij përmes monitorimit, udhëzimit dhe këshillimit, duke mbajtur edhe disa përgjegjësi të caktuara ekzekutive.

Me qëllim të vendosjes së rendit në mbarë territorin e republikës, Kosova ka pranuar Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimit e Ligjit në Kosovë (EULEX), organizatën më të madhe të BE-së në kuadër të Politikës Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri (ESDP). I pajisur me 3.000 pjesëtarë dhe me buxhet prej 205 milion eurosh për 16 muajt e parë, EULEX-i u deplikua në Kosovë në kuadër të Rezolutës 1244 si mision ndihmës në çështjet ligjore, sidomos në forcat e rendit, si dhe në rrafshet e gjyqësorit dhe doganave. EULEX-i komandohet nga Yves de Kermabon.

Informacionin rreth EULEX-it e kemi marrur nga faqa zyrtare www.eulex-kosovo.eu

Në Kosovë funksionon edhe Zyra Civile Ndërkombëtare (anglisht: International Civilian Office) e hapur nga Bashkimi Evropian për të siguar zgjedhjen përfundimtare të statusit politik dhe për t'i ndihmuar institucionet vendore për integrim evropian. Udhëheqsi i kësaj zyre është Pieter Feith.

Sponsor