Sigurimet shoqërore në Gjermani | Gjiganti

Sigurimet shoqërore në Gjermani

Hyrja në sistemin e sigurimeve shoqërore në Gjermani është nëpërmjet sigurimeve shendetesore. Çdokush që ka si profesion kryesor vetëpunësimin mund të zgjedhë midis sigurimeve shëndetësore vullnetare, ligjore ose private. Pjesa më e madhe e punëmarrësve me rrogë në Gjermani bëhen automatikisht pjesë e "Gesetzliche Krankenkasse" (një prej shumë institucioneve gjysmëpublike të sigurimeve shëndetësore).

Për punëmarrësit, punëdhënësi merr përsipër regjistrimin në shoqërinë e zgjedhur të sigurimeve shëndetësore. Ai/ajo është, për rrjedhojë, i/e regjistruar në sigurimin e kujdesit afatgjatë. Shoqëria e sigurimeve shëndetësore merr përsipër regjistrimin e sigurimit të papunësisë dhe sigurimit të pensionit. Sigurimi shoqëror eshte i detyrueshem per te gjithe personat e angazhuar ne pune te paguar.

Gjysma e shumës paguhet nga punëdhënësi juaj dhe gjysma tjetër ju zbritet nga rroga dhe i paguhet sistemit të sigurimeve shoqërore. Situata është paksa më ndryshe për sigurimet ndaj aksidenteve; në këtë rast, kontributet paguhen plotësisht nga punëdhënësi juaj. Pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ju jep të drejtën për përfitime në kuadrin e sigurimit për pensionin, sigurimin e papunësisë dhe sigurimin e kujdesit infermieror.

Llojet

Sigurimet shoqërore janë instrumenti më i rëndësishëm në Gjermani për sigurimin e mirëqenies sociale të qytetarëve të vendit. Sigurimet shoqërore gjermane përbëhen nga pesë seksione dhe ofron mbrojtje financiare ndaj incidenteve dhe pasojat që rrjedhin prej tyre. Sigurimi shendetesor ligjor mbështet mbrojtjen dhe rimëkëmbjen e shëndetit dhe lehtësojnë ndërlikimet e sëmundjes.

Perfitimet (individuale dhe për anëtarët e familjes)

  • Ai paguan trajtimet e nevojshme mjekësore (trajtime mjekësore, dentare dhe spitalore). Përjashtim bëjnë vetëm përfitimet që ju pretendoni pas një aksidenti në punë ose për shkak të një sëmundjeje profesionale. Në këto raste, ju mbuloheni nga sigurimi statutor ndaj aksidenteve
  • Ai paguan përfitimet për sëmundjen, në rast se punëdhënësi juaj nuk vazhdon të paguajë pagën ose rrogën ndërkohë që nuk jeni në gjendje të punoni
  • Përfitimet e lejes së lindjes (Mutterschaftsgeld) dhe pagesa e lejes së lindjes (Mutterschaftshilfe) gjatë shtatzënisë dh pas lindjes së fëmijës
  • Masat për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të disa sëmundjeve

Ju lutemi, vini re

Sigurimi shtetëror shëndetësor mbulon edhe familjen pa pagesë shtesë. Bashkëshorti/ja juaj ose partneri/ja civil/e dhe, deri në njëfarë moshe, fëmijët tuaj, mbulohen nga sigurimi juaj, me kusht që, mes të tjerave, të ardhurat e tyre kolektive të mos i tejkalojnë 350 euro në muaj dhe që ata të mos kenë sigurimet e tyre (shifrat për vitin 2007). Nëse ju keni një vend margjinal pune, të ardhurat e lejueshme kolektive janë 400 euro.

Sigurimi per aksidentet

Sigurimet per aksidentet ju mbrojnë ju dhe familjet tuaja ndaj pasojave të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale që mund të lindin gjatë kohës së kryerjes së profesionit tuaj. Pavarësisht nga sa fitoni, ju jeni automatikisht të mbuluar, nëse jeni të punësuar apo në trajnim. Sigurimet për aksidentet në punë, të parashikuara me ligj, mbulojnë gjithashtu:

  • Fermerët
  • Fëmijët në arsimin parashkollor ose që gjenden nën kujdesin e ofruesve të përshtatshëm të kujdesit ditor
  • Fëmijët në shkollë
  • Studentët
  • Personat që ndihmojnë në vendin e një aksidenti
  • Punonjësit e mbrojtjes civile dhe shpëtimit në rast emergjencash
  • Dhuruesit e gjakut dhe të organeve
  • Vullnetarët, për disa veprimtari vullnetare

Ju lutemi, vini re

Në rast se keni një biznes apo jeni i/e vetëpunësuar dhe nuk ju është kërkuar tashmë të derdhni sigurime në bazë të ligjit ose në bazë të rregullave të fondeve të detyrueshme të sigurimeve të punëdhënësve, ju mund të përfitoni mbulim nga sigurimet në bazë vullnetare për veten dhe bashkëshortin/en, në rast se ai/ajo punon me ju.

Perfitimet

  • Pagesat për trajtimin e plotë mjekësor
  • Përfitimet e dëmtimeve (80% e pagës pa zbritjet për një periudhë maksimale prej 78 javësh)
  • Ndihma për integrim profesional (përfshi rikualifikimin, kur është e nevojshme)
  • Ndihma e integrimit social dhe ndihma shtesë
  • Ndihma për kujdesin shëndetësor
  • Përfitimet në para për të siguruarit dhe personat në varësi që mbijetojnë (pensioni për jetimët, pensioni për personin në varësi që mbijeton)
  • Pension për personat e siguruar

Informacione te metejshme mund të gjeni në fondet e sigurimit të detyrueshëm të punëdhënësit (Berufsgenossenschaften) dhe fondet e sigurimeve për aksidentet në punë në sektorin publik (si shoqatat bashkiake për sigurimin e aksidenteve).

Sigurimi i papunesise

Sigurimi i papunesise, parashikuar me ligj, garanton sigurinë ekzistenciale në rastin e papunësisë. Sigurimi i papunësisë është i detyrueshëm për të gjithë punëmarrësit në Gjermani. Kontributi është 6.5% e rrogës mujore bruto deri në një nivel të caktuar, i ndarë në mënyrë të barabartë midis punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Përfitimet e papunësisë paguhen në rast se jeni i/e papunë dhe keni punuar (dhe derdhur kontribute) për të paktën 12 muaj gjatë tre vjetëve të fundit (vini re, se kjo periudhë do të shkurtohet në dy vjet). Për të marrë përfitime papunësie, ju duhet të regjistroheni në zyrën tuaj lokale të punësimit.

Ju lutemi, vini re

Ju duhet të regjistroheni që në momentin që dilni i papunë, duke qenë se do të paguheni vetëm që nga data e regjistrimit dhe vonesat mund të sjellin penalitete të mëtejshme.

Perfitimet

Përfitimet arrijnë rreth 60% të rrogës suaj neto dhe paguhen drejtpërdrejt në llogarinë tuaj bankare. Në rast se keni fëmijë kjo shumë rritet në 67%. Kohëzgjatja e periudhës në të cilën do merrni përfitimet varet nga kohëzgjatja e punësimit të mëparshëm dhe mosha juaj. Përfitimet kufizohen në një vit për personat deri në 45 vjeç.

Gjatë marrjes së përfitimeve, ju duhet të raportoni sistematikisht në zyrën tuaj lokale të punësimit. Gjithashtu, ju jeni përgjegjës për të provuar, kur është e nevojshme, se jeni në kërkim të punës.

Sistemi evropian i sigurimeve shoqerore

Marrëveshjet dypalëshe për sigurimet shoqërore.

Shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Zonës Ekonomike Evropiane kanë rënë dakord të veprojnë në përputhje me disa rregullore, të cilat garantojnë ruajtjen dhe transferimin e të drejtave për sigurime shoqërore. Ato i referohen sigurimit shëndetësor, sigurimit të pensionit, sigurimit të papunësisë dhe shërbimeve të mirëqenies për familjen. Rregulloret sigurojnë që asnjë punëmarrës të mos përballet me dizavantazhe për shkak të punës në disa Vende Anëtare gjatë jetës së tij/saj profesionale: asnjë kontribut i sigurimeve shoqërore nuk humbet, të drejtat e mbledhura mbrohen dhe secili vend duhet të paguajë një pension që përkon me kohën e pagesës së taksave në vendin përkatës.

Marrëveshjet dypalëshe (ato me vendet joanëtare të BE-së) vlejnë kryesisht për:

  • Shtetasit gjermanë
  • Shtetasit e shtetit tjetër kontraktues
  • Refugjatët
  • Personat pa shtetësi

Ju lutemi, vini re

Gjermania ka nënshkruar marrëveshje për sigurimet shoqërore me vendet në vijim: Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Hungari, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi

Njohja e sigurimit te huaj shendetesor

Për aq kohë sa në vendin tuaj ju keni sigurim shëndetësor publik, ju mund ta përfitoni këtë mbulim nga sigurimet nëpërmjet një shoqërie të sigurimeve shëndetësore publike në Gjermani. Megjithatë, sigurohuni që të informoheni qartë në vendin tuaj se cilat dokumente do t’ju duhet të merrni me vete!

Nëse do të shkoni në Gjermani për të punuar, përveç rasteve kur keni sigurime nga vendi juaj që mbulojnë pjesën më të madhe të rreziqeve, juve mund t’ju duhet të kërkoni ndonjë formë sigurimi shëndetësor. Në shuamë raste, ju do t;ju duhet të regjistroheni automatikisht në një institucion sigurimesh nga sistemi “publik” gjerman i sigurimeve shëndetësore.

E rendesishme

Mund të ndodhë që sigurimi juaj të mos mbulojë të gjitha kostot në Gjermani. Përpara sesa të hyni në vend, sigurohuni se e dini saktësisht se çfarë shërbimesh keni të drejtë të përfitoni në Gjermani. Në rast se nuk keni sigurim shëndetësor në vendin tuaj, ju, sërish, duhet të siguroheni në Gjermani.

Ju lutemi, vini re

Gjermania ka nënshkruar marrëveshje për sigurimet shoqërore me vendet në vijim: Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Lista e disa kompanive të sigurimeve

  1. Allianz
    www.allianz.de
  2. ARAG
    www.arag.de
  3. Die Rückversicherer für Deutschland
    www.es-rueck.de
  4. Munich RE
    www.munichre.com

Publikuar:
18.10.2022

Shpërndaje


© 2022 Gjiganti