Shtypi në përgjithësi në Finland është shumë i përparuar pasi që edhe lexueshmeria është në nivel të lartë.
Në Finland sistemi i shtypit është shumë funksional dhe ka shume metoda të ndryshme të shpërndarjes së shtypit me pagesë dhe pa pagesë.
Shumica e regjioneve dhe komunave kanë edhe shtypin e vet ditor duke shkruar rreth ngjarjevetë cilat ndodhin në regjion dhe komunë.
Do të shkruajm një list të gazetave më të njohura ditore dhe do të bëjm një përshkrim të shkrutër rreth tyre:
Helsingin Sanomat Helsingin Sanomat është gazeta ditore më e madhe në Finland dhe një ndër gazetat më të mëdha në shtetet skandinave dhe gjithashtu kjo gazet ka edhe verzionin në gjuhën angleze në internet
Shpërndarja e kësaj gazete bëhet edhe me post me parapagim (mujor, sezonal, vjetor etj).
Rreth cmimeve mund të lexoni në finlandisht këtu
Ilta Sanomat
Ilta Sanomat është një ndër gazetat më të lexuar dhe ketë gazet mund ta gjeni në shumicen e bareve, restoraneve, pizzerive etj.
Iltalehti
Iltalehti gjithashtu është një ndër gazetat më të lexuara ditore dhe mund ta gjeni në shumicen e bareve, restoraneve, pizzerive etj.
Metro
Metro është gazet ditore falas e cila shpërndahet në vendet publike dhe sidomos nëpër stacione të trenave, autobusave etj
Kauppalehti Kauppalehti është gazetë ditore e cila merret më se shumti me qeshtjet e biznesit dhe ketë gazete mund ta gjeni nëpër hotele si dhe vende tjera të shtitjes
Kauppalehti gjithashtu tregon edhe bursen e finlandës të cilen mund ta shikoni online në internet
Aamulehti
Aamulehti - vetë fjala (Aamulehti - gazeta e mengjesit )tregon se kjo gazetë është ditore dhe ka një lexim të mjaftueshem e sidomos materialet lexohen edhe në internet.
Disa gazeta regjionale dhe komunale:
Vantaan Sanomat
Länsiväylä
Keski-Uusimaa
Etelä-Suomen Sanomat
Turun Sanomat
Shumica e gazetave regjionale dhe komunale shpërndahen falas përmes postës apo ka pika të ndryshme të shpërndarjes
Ja vlen të përmendet se të gjitha gazetat ditore, javore, mujore dhe gjithashtu shtypin e huaj mund ta gjeni për lexim falas në shumicen e bibliotekave finlandeze.
Finlanda ka një sistem të pasur të shtypit në internet dhe përveq gjuhës finlandeze ka shume faqe edhe në gjuhen suedeze, angleze, ruse si dhe gjuhë tjera.
Shumica e gazetave ditore, javore dhe mujore materialet e tyre i publikojn edhe në internet por kesa radhe ne do të bëjm një list të faqeve më të lexuara në internet.
Helsinkin Sanomat - www.hs.fi - Gazeta më e madhe në Finland
MTV3 - www.mtv3.fi
- ndër telefizionet më të mëdha private
Iltalehti - www.iltalehti.fi - ndër gazetat më të lexuara
Suomi24 - www.suomi24.fi - ndër faqet më të mëdha finlandeze në internet e cila ka edhe rrjet shoqëror dhe shërbime tjera
IRC-Galleria - www.irc-galleria.net - ky është rrjeti social më i madhi në internet i cili ka më së shumti përdorues të moshave 15-30 vjet.
YLE - www.yle.fi - Televizioni më i madh publik i cila ka edhe shume kanale tjera dhe radio
Nettiauto - www.nettiauto.com - Faqe shumë e vizituar për shitblerjen e veturave
Në të ardhmen do ta publikojm një list më të gjerë të faqeve më tënjohura finlandeze në internet
© 2023 Gjiganti