Ministria e Ekonomisë dhe Punësimit www.tem.fi është përgjegjëse për përgatitjen e çështjeve lidhur me integrimin e të huajve në Finlandë. Politika e integrimit promovon përfshirjen e emigrantëve në të gjitha fushat e shoqërisë finlandeze. Në promovimin e integrimit përgjegjës janë edhe disa ministri dhe agjenci shtetërore, në degët e tyre administrative si: Ministria e Brendshme, Ministria e Edukimit dhe Kulturës, Zyra e emigracionit, Avokati i popullit për minoritete etj. Një shërbim në gjuhën finlandeze dhe suedeze i ofruar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punësimit që ka kuptimin e integrimit www.kotouttaminen.fi ndihmon të huajt në çështjet e integrimit.
ELY-keskus (Qendrat për Zhvillim Ekonomik, Transportit dhe Mjedisit) janë përgjegjëse për integrimin e të huajve në nivelin regjional ndërsa komunat në nivelin lokal. Zyra e punësimit gjithashtu përkrah të huajt për të gjetur një vend pune.
Në procesin e integrimit një rol të madh luan edhe shoqëria civile ku shumë organizata jo-fitimprurëse dhe komunitete fetare ofrojnë aktivitete dhe shërbime të integrimit. Emigrantët që jetojnë në Finlandë gjithashtu kanë organizatat apo shoqatat e tyre kulturore duke ushtruar aktivitete të ndryshme. Pjesëmarrja nëpër klube sportive dhe aktivitete tjera të lira gjithashtu ndihmon në integrim.
Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare
www.tem.fi/en/integration-of-immigrants
© 2023 Gjiganti