Historia e bizneseve shqiptare në Finlandë | Gjiganti

Historia e bizneseve shqiptare në Finlandë

Veprimtaria e bizneseve shqiptare ka filluar qysh në vitet 90-ta, pas ardhjes së grupit më të madh të shqiptarëve. Kur flitet për bizneset shqiptare në Finlandë, gjithmonë përmenden disa fusha që shqiptarët janë më të kyçur dhe në këtë rast ne do i përfshijmë vetëm 5 fushat më të njohura.

Ndërtimtari
Ndërtimtaria si një profesion që ka shtrirje të madhe në tërë botën ku jetojnë shqiptarët, ka zënë vend edhe në Finlandë. Shkaku i burokracisë dhe tregut të sistemit të punës ku ndërmarrjet e mëdha fitojnë shumicën e tenderëve për ndërtime të larta,  bizneset shqiptare mbulojnë më së shumti punimet ndihmëse në ndërtime të ndryshme si nën-kontraktorë. Pasi fusha e ndërtimtarisë është shumë e gjerë, këtu mund ti veçojmë punimet në prishje apo thyerje, fasada, pastrim, me dërrasë etj.  Këto biznese zakonisht punësojnë një mesatare nga 5-10 punonjës por ka edhe disa prej tyre që kanë mbi 20 punëtor.

Pastrim

Pastrimi në Finlandë në përgjithësi kryhet nga fuqia punëtore me prejardhje nga shtetet jashtë BE-së. Edhe shqiptarët në këtë fushë të biznesit janë mjaft të angazhuar dhe sidomos ndërmarrjet individuale që kanë numër të vogël të punëtorëve. Vlen të theksohet se në këtë fushë bizneset shqiptare kanë një shtirje të mirë në pastrimin gjatë ndërtimeve të objekteve të mëdha ku numri i punëtorëve në këto ndërmarrje është më i madh. 

Autolarje
Autolarjet janë një nga fushat më të përhapura të bizneseve shqiptare në mbarë Finlandën. Këtu përfshihen edhe shumë ndërmarrjet të cilat merren me riparimin e veturave, shitjen dhe blerjen si dhe shërbime tjera të kësaj fushe. Këto biznese zakonisht punësojnë një mesatare nga 2-5 punonjës.

Pizzeria
Fusha e hotelerisë ka një shtrirje mjaft të madhe. Në këtë grup më së shumti bëjnë pjesë restorantet në formë “Pizzeria” dhe vendet ushqimore për drekë. Piceritë zakonisht punësojnë një mesatare nga 2-5 punonjës ndërsa vendet ushqimore për drekë dhe disa restorante 5 – 10 punëtorë.  

Logjistika
Logjistika si një nga profesionet që ka filluar të përhapet vitet e fundit ka treguar suksese të mëdha sa i përket bizneseve shqiptare. Këto shërbime zakonisht kryhen përmes ndërmarrjeve të mëdha si nënkontraktues.


Rifreskuar:
19.10.2022

Shpërndaje


© 2023 Gjiganti