Kur flasim për diasporën shqiptare gjithmonë mendojmë për gyrbetin apo ndonjëherë e përdorim edhe termin mërgata shqiptare. Të flasim rreth historisë së saj ne e dimë se ajo ka ekzistuar edhe para një shekulli në periudha të ndryshme kohore por fluksi më i madh i tyre, sidomos i kosovarëve filloj gjatë viteve 70-ta kur shumica prej tyre u larguan nga vendi për shkaqe ekonomike duke e gjetur vetveten nëpër vendet perëndimore e sidomos ato gjermano-folëse dhe duke pasur një qëllim "për të punuar dhe fituar para".
Pas viteve 90-ta qëllimet e migrimit të popullatës shqiptare ndryshuan duke ndikuar ndryshimet politike dhe me pas edhe lufta në Kosovë i detyroj që shumë shqiptarë të marrin rrugën e gyrbetit për qëllime të ndryshme. Me rritjen e fluksit të madh të emigrantëve në shtetet perëndimore pas viteve 90-ta, këto shtete e panë të arsyeshme të përdorin disa programe të cilat do t'ju ndihmojnë të huajve në gjetjen e vetvetes në rrethana të ndryshme. Këto programe ata i quajtën integrime që si qëllim kishin organizimin e të huajve në mësimin e gjuhës, angazhimin në punësim, njohjen e përgjithshme të sistemeve të tyre dhe gjëra tjera në interes të emigrantëve dhe sigurisht në interesin e tyre.
Të rikujtojmë se migrimet e shqiptarëve gjatë viteve 70-90-ta kryesisht ishin meshkuj që kishin qëllime të punës dhe përfitimit të parave ndërsa pas viteve 90-ta ata filluan ti marrin edhe familjet e tyre dhe kështu edhe qëllimet e tyre filluan të ndryshonin pasi fëmijët filluan të ndjekin shkollat në një vend të huaj dhe në një forme lindën edhe programet e reja të integrimit të cilat pak a shumë ndikuan në vetëdijesimin rreth çështjeve edukuese ku mundësitë e përfitimit të kësaj forme filluan ti shfrytëzonin fëmijët e tyre duke ndjekur shkollat dhe në këtë mënyrë pas viti 2000 lindi gjenerata e re e emigrantëve të cilët në shumë vende i quajnë gjenerata e dytë. Pas vitit 2000 programet integruese filluan të rriten dhe dalja e gjeneratave të reja filloj ti tregoj rezultate e tyre me shkollimin në profesione të ndryshme dhe në disa raste edhe kualifikime të larta universitare. Por sa është e kënaqshme kjo arritje dhe si bëhet organizimi i shqiptarëve në diasporë, do mundohem ti jap disa opinione të cilat kanë qëllime të vetëdijesimit në çështjet integruese dhe edukuese duke mos anashkaluar edhe organizimin e komunitetit shqiptar me aktivitetet kulturore.
Në vazhdim do jap mendimin tim rreth termit "integrim" duke marrë edhe disa shembuj. Fjalët për lexuesit besoj se janë të kuptueshme por ndonjëherë po dëgjoj që disa thonë se integrimi i diasporës shqiptare në shtetet perëndimore do sjell asimilim tek shqiptarët por unë absolutisht nuk pajtohem me këtë dhe sigurisht do jap edhe opinionin tim me disa shembuj se përse mendoj kështu dhe përse ne kemi nevojë të integrohemi dhe organizohemi më mirë.
Nëse flasim për gjërat konkrete, siç thashë më herët, shumica e shqiptarëve kemi ardhur në gyrbet për shkaqe ekonomike ”me fitu para” dhe unë them se nëse vërtet është kjo arsyeja atëherë ne pas disa viteve duhet të fitojmë një shumë të parave dhe kthehemi në Kosovë por tani unë do ju pyes juve (lexuesve) sa shqiptarë e bëjnë këtë veprim me vete dëshire? Unë nuk kam statistika të sakta por do jap mendimin tim duke u bazuar nga gjërat që kam parë dhe them se më pak se 5 % kthen me vete dëshire prandaj këtu lind pyetja nga ana ime.
Kur ne jetojmë në një shtet mbi 20 vite dhe fëmijët tanë lindin e rritën këtu, përse mos ti përshtatemi jetës në shoqërinë ku jetojmë duke mos harruar edhe gjuhën, kulturën dhe traditat tona?
Shumica do thonë se ne jemi duke bërë një gjë të tillë por unë faktet nuk po i shoh sepse mediat po flasin ndryshe dhe gjërat po shihen ndryshe (mos ti anashkalojmë grupe të caktuara pozitive që nuk mjafton në krahasim me numrin e përgjithshëm sa jemi ne).
Ja disa fakte të cilat na bëjnë të mendojmë pak
Po kalojmë tek përgjigja e shprehjes ”integrimi sjell asimilim” sepse unë thashë që nuk pajtohem absolutisht prandaj e sqarova çështjen dhe ja edhe disa mendime.
Këto gjëra tregojn se sa më shumë që të integrohemi, aq ma lehtë do e kemi jetën ku po jetojm dhe aq ma larg asimilimit do jemi.
Organizimi
Edhe organizimi në forma të ndryshme ka ekzistuar qysh prej viteve 70-ta por rritja dhe forma organizuese kanë ndryshuar pas viteve 90-ta duke u hapur edhe shumë organizata apo shoqata kulturore. Këto organizata kanë luajur një rol të rëndsishëm në mbarëvajtjen e aktiviteteve kulturore të cilat kanë ndikuar edhe në gjeneratat e reja në ruajtjën e traditave tona kulturore dhe gjuhësore me hapjen edhe të shkollave shqipe me mësime plotësuese.
Kur flasim për vetitë pozitive të organizatave, sigurisht që duhet të mburremi por në anën tjetër duhet të mendojm edhe për vetit negative. Me një fjalë ndoshta nuk mund ti quaj edhe veti negative por le të marrim shembuj të cilët ndikojn negativisht në organizimin e komuntitetit tonë psh xhelozia, mos-bashkëpunimi, mundësit e pashfrytëzuara, interesat personale etj. Këto veti që i përmenda më lartë ne mundohemi gjithmonë ti fshehim në momentet e duhura dhe ti shpalosim atëherë kur nuk kemi nevojë kështu ato do mbesin gjithmonë të panjohura për komunitetin prandaj edhe unë këtu po e shpreh mendimin tim duke u munduar që këto veti negative ti sjell në veti pozitive.
Ne nuk kemi nevojë të xhelozojm njëri tjetrin në arritjet pozitive (fatkeqësishtë xhelozia në shumë raste ekziston), ne kemi nevojë më shumë që ti ndihmojm njëri tjetrit (fatmirsisht ka shumë raste por mund te ketë edhe më shumë), mos-bahskëpunimi i duhur dhe interesat personale fatkeqësishtë ekzistojn në shumë raste por ne mundohemi që ti fshehim dhe ato gjithmonë do mbetën kështu duke shkaktuar dhimbje jo vetëm tek rrethi i ngusht por edhe më gjerë sepse ne si komunitet i përbashkët nuk po bëjm aq sa duhet që të kemi një organizim më të mirëfilltë.
Sfidat
Ne kemi shumë sfida përpara nesh, ato janë pjesë të komunitetit tonë të cilat nuk duhet ti lejojm që koha ti marrë me vete por ne duhet të punojmë më shumë që gjërat të shkojnë më mbarë. Unë mendoj se ndër sfidat kryesore që ne kemi përpara janë: shëndrrimi i xhelozisë në përkrahje, krijimi i urave lidhëse në organizimin më të mirëfilltë të organizatave shqiptare duke përfshirë edhe shkollat shqipe, bashkëpunimi me njëri tjetrin dhe institucinet në forma të ndryshme dhe shumë gjëra tjera që sjellin gjëra pozitive për komunitetin tonë.
Pikërishtë për të gjitha këto që i thashë më lartë kam punuar me vite të tëra në krijimin e një projekti i cili quhet Diaspora dhe ka si qëllim kryesor organizimin dhe integrimin e diasporës shqiptare. Më poshtë shkurtimishtë do bëjë prezantimin e këtij projekti me disa pika kryesore.
Çka është Diaspora?
Diaspora është një projekt i cili i dedikohet integrimit dhe organizimit të shqiptarëve në diasporë duke përfshirë informacione, udhëzime, broshura dhe materiale tjera të cilat janë të nevojshme për gjetjen e një rruge sa më të lehtë në shoqërinë e re ku vendosen. Qëllimi i projektit "Diaspora" është që shqiptarët të cilët vizitojnë për herë të parë një shtet të huaj si dhe ata që kanë jetuar më gjatë, të kenë mundësi të qasjes sa më të lehtë të integrimit në shoqërinë e rrethit ku vendosen dhe me gjerë duke filluar nga mësimi i gjuhës, shkollimi, punësimi dhe shumë gjëra tjera të nevojshme për një të huaj që jeton apo viziton një shtet tjetër.
Me pretendimin si ndër projektet më të mëdha që është bërë ndonjëherë për diasporën shqiptare projekti në fjalë ka një fushë të gjerë të veprimtarive duke përfshirë nga 12 seksione në secilin shtet dhe shumë kategori tjera ku për momentin vepron në Austri, Gjermani, Zvicër, Finlandë dhe Suedi.
Deri më tani janë publikuar mbi 500 faqe me punime të ndryshme duke përfshirë edhe rreth 15 broshura me çështje të integrimit dhe edukimit. Premtimet flasin për një të ardhme që do sjell shumë risi dhe befasira të ndryshme kushtuar diasporës shqiptare. Për momentin një përkushtim më i madh i është kushtuar shqiptarëve në Zvicër duke sjellur pak më shumë materiale në krahasim me vendet tjera por sdiqo që të jetë gjatë tërë kohës publikohen punime të reja nga të gjitha shtetet ku vepron ky projekt.
Ky projekt do ju sjell shumë mundësi konkrete në të gjitha fushat duke ju përkrahur dhe sjellur gjërat e nevojshme që çdo kushë të ketë mundësi të arritjes së qëllimeve të tyre por kjo nuk është e mjaftueshme sepse neve na duhet edhe interesimi juaj, angazhimi, vullneti, durimi dhe pranimi i realiteti duke mos lejuar që të bëhemi pasiv sepse mundësit gjithmonë janë të hapura për të gjithë.
Projekti ka shumë përparsi në të gjitha aspektet si:
Përveç këtyre vetive pozitive ne kemi edhe përparësitë tjera në internet të cilat ju vetë mund ti vërtetoni dhe shihni se si funksionojnë dhe si shembull më poshtë do ti shënoj disa fjali të rëndësishme që mund ti kërkoni në internet përmes portalit www.google.com
Shembull po e marr Zvicrën por ju mund ti merrni edhe shtetet tjera:
Shoqatat shqiptare në Zvicër, Shkollat shqipe në Zvicër, Bizneset shqiptare në Zvicër, Shqiptarët në Zvicër, Edukimi në Zvicër, Ambasada e Zvicrës ne Prishtine, Ambasadat shqiptare në Zvicër etj (Të gjitha këto mund ti zëvendësoni edhe në bazë të kantoneve).
Shpresoj që mos të kam lënduar askënd sepse me anë të këtij opinioni jam munduat ti shpalos disa gjëra të rëndësishme të diasporës shqiptare me qëllim të përkrahjen në arritjen e realizimit të projektit Diaspora që ka qëllime të mira për gjithë komunitetin shqiptarë.
Projektin "Diaspora" mund ta vizitoni në faqen zyrtare www.gjiganti.com/diaspora
(Autori është themelues dhe zhvillues i projektit Diaspora)
© 2025 Gjiganti