Mirë se vini në Zvicër

Zvicra është njëri ndër shtetet më moderne në botë, me standartet më të larta, natyrën më atraktive, administrim më demokratike në botë si dhe shumë e shumë gjëra që e bëjn Zvicrën të krenohet në shumë aspekte, me një fjal mund të thuhet se në Zvicër populli vendos për gjithçka.

Zvicra është e njohur edhe si "Confoederatio Helvetica", shkurt CH. "Confoederatio" qëndron për "konfederatë", "Helvetica" rrjedh nga latinishtja "Helvetier" është emri i popullit i cili ka jetuar në zonat ku sot është Zvicëra prandaj CH mirret edhe si simbol i Zvicrës duke u përdorur në shumë gjëra që përfaqson shtetin e Zvicrës.

Siq e dini Zvicra ka flamurin e kuq me një kryq të bardhë në mes i cili ka një domethenie fetare.

Kryqi përfaqëson kqyrin, ku Jezusi është vënë brenda dhe ngjyra e kuqe përfaqson gjakun e tij.

Secili krah i kryqit duhet të jetë i madhësisë së njëjtë dhe duhet të jetë 1/6 më i gjatë se sa i gjërë.

Zvicra nuk ka gjëra të tilla si një moto kombëtare, një lule kombëtar apo një kafshë kombëtare.

Megjithatë, disa kantone kanë një moto, ose një kafshë.
"Edelweiss" ka statusin e një lule jo zyrtarisht kombëtare.

Kqyeqyteti i Zvicrës është Berni që renditet qyteti i katërt për nga numri i popullsisë ndërsa qyteti me më së shumti banorë është Cyrihu me rreth 1,2 milion dhe pastaj vijn Gjeneva dhe Bazeli.

Gjeografia

Zvicra ka një relief shumë të thyer e cila mbulohet më së shumti me kodra, male dhe bjeshkë të mëdha duke bërë që natyra Zvicërane të jetë ndër më të bukurat në botë. Sipërfaqja e Zvicrës është 41 277 km2 duke e radhitur në vendin e 135 në botë dhe nga e gjithë sipërfaqja 39 997 km2 është tokë dhe 1280km2 ujë.

Kufiri që kufizonet me shtetët tjera ka një gjatësi prej 1 852 km nga e cila 740km kufizohet me Italinë, 573 km me Francën, 334 km me Gjermanins, 164 km me Austrinë, si dhe 41 km me Liechtenstein. Zvicëra i kushton një rëndësi të madhe mbrojtjës së ambientit dhe për këtë është e përfaqsuar në shumë organizata botërore të cilat kujdesën në mbrojtjën e natyrës në forma të ndryshme.

Temperaturat vjetore sillen pakë më të ulëta në krahasim me Kosovën por kohëve të fundit temperaturat kanë bërë një ndryshim ku pranverën e viti 2011 janë regjistruar temperaturat më të larta në krahasim me 100 vitet e fundit.

Sigurisht ka shumë për të folur rreth pozitës gjeografike të Zvicrës por kësaj radhe po ndalemi këtu duke shpresuar se në një të ardhme këtë artikull do ta zgjerojm edhe më shumë.

Telekomunikacioni

Zvicra ka një sistem të avancuar të telekomunikacionit. Në bazë të disa statistikave, në vitin 2007 kanë qenë 5 milion linja të telefonisë fikse në përdorim dhe 8,096,000 telefonat mobil, më shumë se një për kokë banori. Sistemi telefonik është përshkruar si "shërbim i shkëlqyer vendorë dhe ndërkombëtarë" dhe ka një rrjet të shkëlqyer me mikroval.

Në vitin 1998 numri i ndegjuesve të radiove në vend ishte në 7,100,000, në vitin 2004 ka pasur 113 FM dhe 4 AM radio stacione, pa llogaritur shumë stacione të tjera të ulëta të energjisë. Gjithashtu, në vitin 1995, kishte 108 stacione televizive.

Kodi i domainit për web faqet zvicerane është .ch, i cili vjen nga emri në gjuhën latine të konfederatës, Confederation Helvetica. Në vitin 1999 ka pasur 115 Internet Service Providers në Zvicër dhe Lihtenshtaj) ndërsa në vitin 2008 4 610 000 përdoruesve të internetit.

Transporti

Të flasim për transporin në Zvicër mund të themi është një ndër më modernit në botë dhe ketë sigurisht e kanë parë edhe shumë shqiptar të cilët kanë vizituar apo jetuar më gjatë në Zvicër.

Aeroporti kryesor i cili edhe ka më shumë fluturime pa dyshim është i Cyrihut pastaj Gjenevës, Bernit dhe Bazelit.

Aeroporti i Cyrihut ofron linjat e trenit më të cilat përmes stacionit kryesor të trenave (Hauptbahnof) mund të udhëton në çdo pjesë të Zvicrës.

Akomodimi i turistëve ofrohet edhe në shumë hotele të cilat gjinden afër aeroportëve dhe në shumë raste udhëtimi deri tek hotelet ofrohet falas nga linjat e autobusave që i ofrojn vetë hotelet po sigurisht kjo në shumicën e rastëve tek shqiptarët nuk është një zgjidhje pasi që shumica prej nesh shkojm tek ndonjë mik apo familjarët tonë.

Përveq transportit ajror Zvicra e ka të zhvilluar edhe transportin rrugor dhe duke përfshir rrjetin e trenave që menaxhohet nga ndërmarrja shtetërore më e madhëja për transport në Zvicër SBB - www.sbb.ch

Më poshtë shikoni disa statistika të transportit publikuar në vitin 2010:
Zvicra ka 65 aeroporte, 1 fushë të helikopterëve, linja të trenit 4 888 km, rrugë për automjete 71 454 km, kanala të lundrueshme 1 299 km, 1 port i cili gjindet në Bazel.

Ky ishte vetëm një përshkrim i shkurtër rreth transportit në Zvicër ndërsa ne në të ardhmen do të punojm edhe në disa broshura rreth shfrytëzimit sa më të lehtë të transportit në Zvicër.