Popullsia e Zvicrës

Në bazë të statistikave që i kemi të publikuara nga qeveria zvicerane në vitin 2011 Zivra ka pasur 7 785 806 banorë prej të cilëve 1 714 004 janë të huaj. Vendet nga të cilat vijn të huajt më së shumti janë nga evropa jugore ku më poshtë do të shihni listën në bazë të përqindjeve.

Popullsia e Zvicrës
Photo: © stelle.admin.ch

Italia 17 %, Gjermania 14.6 %, Portugalia 12 %, Serbia 10,6 % (këtu është llogaritur edhe Kosova dhe Mali i Zi), Franca 5,4 %, Turqia 4,2 %, Spanja 3,8 %, Maqedonia 3,5 %, Bosnja dhe Hercegovina 2,1 %, Kroacia 2,1 %, Austria 2,1 %, Britania e madhe 2,1 %, vendet tjera evropiane 6,9 % dhe vendet nga kontinentet tjera 13,6 %.

Sa i përket fesë Zvicëra më së shumti ka katolik 41,8 %, protestant 35,3 %, musliman 4,3 %, fe tjera 3,2 %, pa fe – ateist 11,1 %, dhe pa të dhëna janë 4,3 % e banorëve.

Në Zvicër fliten 4 gjuhë zyrtare por vetëm 3 prej tyre mirren si gjuhë zyrtare të cilat përdoren në qeverisjen administrative të konfederatës zvicerane, dhe në bazë të përqindjes renditën: gjermanisht 63,7 %, frëngjisht 20,4 %, italisht 6,5 % , gjuha romane 0,5 % dhe 9 % gjuhë tjera nga të huajt.

Nataliteti dhe mortaliteti në Zvicër ka një dallim shumë të vogël dhe nga statistikat që kemi nga 1000 banorë në vit lindin 9,53 dhe vdesin 8,72 që dmth se rritja e popullsisë shkon me një intensitet të vogël. Mosha mesatare tek femrat është 84,05 vjet dhe tek meshkujt 78,4 vjet, ndërsa për nga numri i banorëve femrat kanë një përqindje më të madhe por nëse merret popullsia nën 65 vjet meshkujt kanë një përiqndje pakës më të madhe.

Të ardhurat për kokë banori janë ndër më të lartat në botë ku në vitin 2010 llogariten diku afër 43 000 CHF për kokë banori ndërsa rroga mesatare sillet rreth 5000 – 6000 CHF në muaj (CHF = Franka zvicerane).

Statistikat janë të bazuara nga publikimet e qeverisë zvicerane www.stelle.admin.ch