Arti dhe kultura zvicerane

Rajonalizmi i fortë në Zvicër e bën të vështirë të flitet për një kulturë homogjene zvicerane. Ndikimi i kulturës gjermane, franceze dhe italiane në pjesët e tyre fqinje nuk mund të mohohet. Kultura Rhaeto-romane në malet lindore të Zvicrës është e fuqishme.

Arti folklorik është mbajtur gjallë nëpër organizata në të gjithë vendin. Zvicra është shprehur më së shumti në muzikë, valle, poezi, gdhendje druri dhe qëndisje. Ekziston edhe një numër i madh i cermonive rajonale dhe lokale. Këndimet Yodeling, pavarësisht se janë stereotipe për Zvicër, nuk është e përhapur gjerësisht dhe është e kufizuar në disa zona malore.