Historia e Zvicrës

Historia moderne zvicerane konsiderohet se ka fillu nga viti 1291 me themelimin e konfederatës së parë zvicerane nga 3 kantonet Uri, Schwyz dhe Unterwalden (sot Nidwalden dhe Obwalden) por thuhet se njërëzit kanë jetuar edhe më herët dhe ndër fiset përmendet fisi Celtic.

Në vitin 1315, Duka Leopold (Armata e Habsburgut) dërgoi një ushtri të fuqishme austriake për ta shkatrruar këtë komb në rritje por trupat zvicerane i mposhten në vendin e quatur Morgarten. Me fitimin e kësaj beteje komunitetet (kantonet) tjera filluan ti bashkohën konfederatës kështu në vitin 1332 i bashkohet Luzerni, pastaj në vitin 1351 Zurich, 1352 Glaraus dhe Zug, 1353 Bern, 1481 Fribourg dhe Solothurn, 1501 Basel dhe Schaffausen , 1513 Appenzell. Gjatë kohës së bashkimit të kantonëve konfederata e Zvicrës fitoj pavarsinë nga perandori i shenjtë romak Maksimiliani I pas një fitore në Dornach në vitin 1499.

Pas themelimit të konfederatës për 200 vite zviceranet kishin fitore nëpër betejat që i kishin bërë por në vitin 1515 pas një bashkimi të forcave Franceze dhe Venedikut pësuan humbje në vendin e quatur Marignano (afër Milanos). Kjo humbje ishte edhe një nxitje ku për her të parë largohen nga skena ndërkombëtare dhe deklarojn neutralitetin. Në këtë kohë konfederata kishte 13 kantone ndërsa mercenarët zviceran pas deklarimti të neutralitetit kanë shërbyer në ushtri të huaja ku si shembull kemi garden zvicerane e cila shërben në Vatikan në shërbim të Papës.

Pas neutralitetit edhe pse Zvicëra kishte disa të drejta për tu mbrojtur nga lufërat, në vitin 1618 shpërtheu lufta fetare 30 vjeqare (reformat protestante dhe katolike) e cila i shkaktoi pak mundim dhe kjo ndikoj pasi që në vitin 1519 Huldrych Zwingli kishte fillu ti mësoj fjalët protestant në Zürich si dhe Jean Calvin në Gjenevë por Zvicra qendrore mbeti katolike kështu që konfederata nuk ka mundur të vendos se në cilën anë të marrë pjesë në luftë. Gjatë kësaj kohe para se të shpallet liria fetare pjesa katolike bën një aleanc me Francën e cila do të rrezikonte vendin sepse lufta 30 vjeqare ka shkaktuar shumë turbullira në Evropë. Në këtë kohë në pjesën veri-lindore të Zvicrës filloj një bom ekonomik në industrin e tekstilit.

Në vitin 1798 Franca e pushton Zvicrën duke emruar Republika Helvetike por në vitin 1803 me aktin e ndërmjetsimit përsëri i rikthehet emri Konfederata e Zvicrës (në Francë në pushtet ishte Napoleon Bonaparta). Në këtë kohë konfederatës i bashkohen edhe kantonet: Aargau, St Gallen, Graubünden, Ticino, Thurgau dhe Vaud. Pas disfatës së Napoleonit nga britanikët dhe prusianët (gjermanët) në Waterlo në vitin 1815 kongresi i Vjenës për herë të parë garanton zyrtarisht pavarsinë dhe neutralitetin e Zvicrës duke shtuar edhe kantonet Valais, Gjenevë dhe Neuchatel.

Lufta civile me 1847, gjatës së cilës ushtria protestante të udhëhequr nga gjenerali Dufour mposhti ligën e veqant katolike të quajtur Sonderbund ku bënte pjesë kantoni Luzern dhe kjo luftë zgjati vetëm 26 ditë. Pas fitorës nga forcat e Dufour në vitin 1848 krijohet një kushtetut e re federale (shumica përdoret edhe sot) dhe Berni emrohet si kqyeqytet i Zv icrës. Me themelimin e kuvendit federal kantoneve u jipen shumë të drejta ku dhoma e ulët apo Nationalrat ka 200 anëtar të ndara nga 26 kantone në proporcion me numrin e popullsisë.

Në mungesë të mineraleve Zvicra filloj të zhvilloj industrin e ndërtimit, zhvillimin e turizmit ku bëhet edhe ndërtimi i hekurudhave etj. Gjatë viteve 1850-1860 hapen 6 banka të reja tregtare ndërsa në vitin 1863 themelohet kryqi i kuq nga Henri Dinant me seli në Gjenevë. Pas një korrupsioni politik opozita shkaktoi një lëvizje për demokraci të madhe ku në vitin 1874 rishikohet kushtetuta dhe pastaj shumë ligje federale miratohen nga referendumi kombëtar për të cilin edhe sot Zvicëra mbetet e famshme për këtë. Një peticion me 50 000 nënshkrime mund të sfidoj një ligj të propozuar, me 100 000 nënshkrime mund të imponojë një votim publik mbi ndonjë çështje të re.

Pas kësaj kohe Zvicëra nuk ka pasur më luftëra duke qenë neutrale në luftën e parë dhe të dytë botërore edhe pse më vonë është kritikuar për bankat zvicerane të cilat kanë ndihmu nazistët dhe për këtë në vitin 1998 dy bankat më të mëdha UBS dhe Credit Suisse kanë ra dakord që ti paguajn 1.2 miliard dollar si kompenzim të Holokaustit të mbijetuarit dhe familjet e tyre. Edhe pse në Zvicër gjenden shumë organizata ndërkombëtare dhe ka qenë aktive në OKB zyrtarisht Zvicra bëhet antare e OKB-së në vitin 2002. Ne vitin 2005 i bashkohet zonës Shengen dhe pse ende nuk është antare e BE-së.