Viza e punës në Zvicër

Zvicra ka një sistem të dyfishtë për pranimin e punëtorëve të huaj. Shtetasit e punësuar nga shtetet e BE-së / EFTA mund të përfitojnë nga marrëveshjet për lëvizjen e lirë të personave. Vetëm një numër të kufizuar të punonjësve të nivelit të menaxhimit, specialistë dhe punonjës të tjerë të kualifikuar janë të pranuar nga të gjitha vendet e tjera.

Më poshtë kemi sjellur disa informacione rreth procedurave të aplikimit

Dorezimi i kerkeses:

Punedhenesi (pronari i ndërmarrjes) paraqet dokumentet përkatëse të aplikimit në shërbimin e punësimit të kantonit. Në varësi të rastit ose kantonit që është kompetent për shqyrtimin e kërkesave, këto kërkesa duhet t’i paraqiten agjencisë për migracionin të kantonit të dhënë. Punonjësit që vijnë nga shtetet që iu nënshtrohen kërkesave për vizë duhet të aplikojnë për vizë në përfaqësinë diplomatike zvicerane jashtë në vendin ku jetojnë.

Shqyrtimi i aplikimit

Sherbimi i punösimit ikantonit e kontrollon aplikimin në përputhje me direktivat e ANAG-së dhe merr një vendim paraprak. Kërkesat e miratuara nga kantoni duhet t’i dërgohen Zyrës Federale për Migracionin për të marrë miratimin përfundimtar.

Zyra Federale per Migracionin (FOM) i shqyrton aplikimet ë përputhje me kriteret që zbatohen në të njëjtën mënyrë për të gjithë Zvicrën. Aplikuesi, punëdhënësi dhe të dyja zyrat e kantonit marrin një vendim formal me shkrim nga Zyra për Migracionin. Vendimi jepet kundrejt një tarife që paguhet nga punëdhënësi dhe nuk e autorizon aplikuesin të hyjë në Zvicër.

Dhenia e vizes

Autoriteti i kantonit per migracionin këshillon në rrugë elektronike (me miratimin e ZFM-së, kur bëhet fjalë për personat nga vendet që i nënshtrohen detyrimit për pajisje me vizë) përfaqësinë e duhur diplomatike të Zvicrës jashtë për lëshimin e vizës. Aplikuesit duhet ta marrin vizën në këtë përfaqësi të caktuar zvicerane.

Regjistrimi

Punemarresi regjistrohet në zyrën e regjistrimit të rezidentëve jo më vonë se 14 ditë pas hyrjes në Zvicër. Vetëm në këtë rast ai do të lejohet të nisë punën.

Më shumë iformcione mund të merrni nga EDA - Departamenti Federal për Punë të Jashtme:
Informacione në anglisht dhe gjermanisht rreth lejës sö punës

KU dhe SI në Zvicër