Sistemi i trafiku në Zvicër

Zvicra ka përafërsisht 71 000 km rrugë. Në përgjithësi autoritetet kantonale të trafikut rrugor janë përgjegjëse për shumicën e çështjeve të vozitjës. Në kantonet ku ka liqenjë dhe lumenjë trafiku lundrues shpesh është i lidhur me zyrën detare të navigimit (ger: SSA).

Zvicra ka rregulla rigoroze rreth vozitjes prandaj gabimet në trafik janë të patolerueshme dhe kërkohet kujdes i lartë. Kufiri i shpejtësisë në autostrada në përgjithësi është 120 km / h, në rrugë motorike 100 km / h, në rrugë normale jashtë qyteteve 80 km/h si dhe brenda qyteteve dhe fshatrave 50 km / h. Vozitja në tunele kërkon vëmendje të lartë duke mbajtur distancë të mjaftueshme nga makina para jush dhe jeni të detyrueshëm ti kushtoni vëmendje të posaqme shenjave të trafikut.

Zvicra ka një tarifë për përdorimin e autostradave (shenjat me ngjyrë të gjelbër). “Vignette” quhet afishja e cila duhet vendosur në brendësi të xhamit në automjet. Vignette është e detyrueshme për automjetet motorike dhe rimorkiot deri në një peshë të përgjithshme prej 3,5 tonë. Vignetten mund ta blini në zyrat doganore, zyrat postare, stacionet e benzinës, shoqatat e makinave dhe stacionet hekurdhore. Ato janë të vlefshme prej 1 dhjetori deri me 31 te vitit dytë dmth janë valide për 14 muaj. Tarifa e Vignette kushton 40 CHF. Në rast se nuk posedoni Vignette dhe kapeni nga policia rrugore në autostradë denimi kushton 200 CHF. Për më shumë informacionei vizitoni webfaqën zyrtare www.vignette.ch

Që nga 1 janari 2005, kufizimi i alkoolit gjatë vizitjës në Zvicër ësht 50mg alkool në 100 ml gjakë apo siq thuhet 0,5 promil. Nëse përmbani alkool në gjak prej 0,5-0,79 promil, do merreni një dënim dhe mund të ju sjellin në burg. Nëse niveli i alkoolit është me i lartë se 0.8 promil, merreni një dënim, arrestimin në burg dhe ju merret leja nga policia për së paku 3 muaj. Nëse udhëtari i vozitësit nën ndikim të alkoolit që gjindet në veturë posedon patent shoferi, edhe ai mban përgjegjësinë e njëjtë.

Më shumë informacione rreth parandalimit të aksidenteve mund të merreni në www.bfu.ch

Në Zvicër shoferët dhe pasagjerët në përgjithësi duhet të vendosin rripin e sigurimit të tyre (para dhe mbrapa ulëseve). Fëmijët nën moshën 7 vjeçare duhet të sigurohen me një ulëse të posaqme për fëmijë në makinë ndërsa fëmija nën moshën 12 vjeqar nuk guxon të ulët në ulësën e përparme. Helmetat janë të detyrueshme për të gjithë mjetet motrike dhe biçikletat. është në kundërshtim me ligjin përdorimi i telefonit gjatë vozitjës, përveq kur jeni duke përdorur sistemin pa duar (lidhjet përmes ndegjuesve).

Informatat mbi kushtet rrugore dhe situatën e trafikut mund të merren duke thirrur numrin 163 dhe ofrohen në radio dhe në internet. Në rast të ndonjë ngjarje në trafik, ndihma mund të kërkohet 24 orë në ditë në numrin 117. Numri urgjent i policisë 117 dhe shërbimi i ambulancës 144 janë pa pagesë.

Burimet e materialeve janë marrur nga portali zviceran www.ch.ch

KU dhe SI në Zvicër