Sigurimet shoqërore në Zvicër

Zvicra ka një rrjet të ndërthurur të llojeve të ndryshme të sigurimeve shoqërore, të cilat iu ofrojnë personave që jetojnë e punojnë këtu dhe personave të varur prej tyre një mbrojtje të gjerë kundër rreziqeve pasojat financiare të të cilave nuk mund të mbulohen pa pasur sigurime.

Sistemi zviceran i sigurimeve shoqërore ndahet në katër fusha

  • sigurimi për moshën e vjetër, të mbijetuarit dhe paaftësinë (sistem me tri shtylla)
  • mbrojtje ndaj pasojave të sëmundjes dhe aksidenteve
  • sigurimi i papunësisë
  • përfitime familjare

Këto lloje të ndryshme sigurimesh ofrojnë mbrojtje në formën e pensioneve, përfitimeve për papunësinë dhe përfitimet për familjen, si edhe paguajnë për kostot që janë shkaktuar nga sëmundjet dhe aksidentet. Pavarësisht nga nënshtetësia, te gjithe personat me qendrim ne Zvicer duhet të mbulohen nga sigurimi bazë i detyrueshëm për sëmundjet që nga dita e lindjes deri në ditën kur marrin qëndrimin zyrtar në Zvicër (ka disa përjashtime të përcaktuara nga ky rregull).

Sigurimi i për moshën e vjetër dhe të mbijetuarit, si edhe sigurimi për paaftësinë janë të detyrueshëm për çdokënd që është i angazhuar në punësim me pagesë, ashtu si edhe për personat e papunë mbi moshën 20 vjeçe. Edhe nëse vini të jetoni në Zvicër me kursimet tuaja, ju ende do të jeni i detyruar të paguani kontribute për pension. Në parim, ndihma familjare, sigurimi ndaj aksidenteve dhe sigurimi për pensionin e punësimit janë vetëm për punonjësit me rrogë.

Autoritetet e sigurimeve shoqerore

Me përjashtim të sigurimit për papunësinë dhe ndihmën familjare të kantonit, sigurimet shoqërore në Zvicër janë përgjegjësi e Zyrës Federale për Sigurimet Shoqërore, që është pjesë e Departamentit Federal për Punët e Brendshme. Degët e ndryshme të sigurimeve shoqërore administrohen në mënyrë të decentralizua sipas zyrave (fondeve të kompensimit) për sigurimet e moshës së vjetër dhe të mbijetuarve dhe ndihmat familjare, fondet e pensionit të punës, fondet për sigurimin e paaftësisë, shoqëritë e sigurimit nga sëmundjet dhe fondet e sigurimit ndaj aksidenteve dhe monitorohen të gjitha nga Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore.

Kontributet

Si rregull, sistemi zviceran i sigurimeve financohet nga kontributet e paguara nga ata që janë të siguruar dhe nga punëdhënësit e tyre. Sidoqoftë, punëdhënësit nuk derdhin kontribute për sigurimin nga sëmundjet për punëmarrësit e tyre. Me përjashtim të sigurimeve ndaj aksidenteve dhe pensioneve të punës, fondet shtesë janë kontribute që derdhen nga buxheti shtetëror qendror – në rastin e sigurimeve nga sëmundjet, nëpërmjet uljes së primeve individuale nga autoritetet e kantoneve.

Financimi

Përfitimet e paguara nga lloke të ndryshme të sigurimeve shoqërore janë në parim të financuara nga kontributet që vijnë prej të ardhurave. Për sigurimet shëndetësore, çdo person i siguruar paguan një prim.

Konfederata dhe Kantonet kontribuojnë me shuma të ndryshme në fondin e sigurimeve të pensionit bazë dhe të sigurimit të paaftësisë ose i financojnë ato qoftë në total (përfitime plotësuese) ose duke subvencionuar primet për personat me të ardhura shumë të ulëta (prime të reduktuara për sigurimet shëndetësore).

KU dhe SI në Zvicër