Nënshtetësia zvicerane

Komunat dhe kantonet janë përgjegjëse për çështjet lidhur me natyralizimin. Kriteret përkatëse përcaktohen nga qeveria federale.

Natyralizimi i rregullt

Personat që kanë qenë me qëndrim në Zvicër për dymbedhjete vjet – vitet e kaluara në Zvicër nga plotësimi i 10 vjetëve deri në njëzet vjet llogariten dyfish për këtë qëllim – mund të kërkojnë natyralizimin. Zyra Federale për Migracionin (BFM) shqyrton nëse aplikuesit jane integruar ne menyren zvicerane te jeteses, nëse jane familjarizuar me zakonet e traditat zvicerane, nëse respektojne shtetin e se drejtes ne Zvicer dhe nëse nuk rrezikojne sigurine e brendshme ose të jashtme të Zvicrës. Veçanërisht, ky shqyrtim bazohet në raportet e kantonit ose komunës.

Nëse përmbushen kriteret e vendosura nga legjislacioni federal, aplikuesit kanë të drejtë të përftojnë lejen federale për natyralizim nga Zyra Federale për Migracionin.

Natyralizimi zhvillohet në tri faza. Kështu, leja federale e natyralizimit është vetëm “drita jeshile” nga Konfederata për të marrë nënshtetësinë zvicerane. Sidoqoftë, kantonet dhe komunitetet kanë kriteret e tyre shtesë për qëndrimin që duhet të përmbushen nga aplikuesit. Nenshtetesia zvicerane perftohet edhe nga ata aplikues qe, pas marrjes se lejes federale te natyralizimit, jane natyralizuar edhe nga komunitetet dhe kantonet e tyre. Si rregull, nuk ekziston një e drejtë e mbrojtur ligjërisht për t’u natyralizuar nga kantoni ose komuniteti.

Natyralizim i ndermjetesuar

Vendimi për dhënien e natyralizimit të ndërmjetësuar është pergjegjesi e posacme e Konfederates. Kantonit të dhënë i ofrohet mundësia për t’u dëgjuar, ashtu si edhe komunitetit të dhënë, duke pasur të drejtën e ankimimit.

Personat që dëshirojnë të natyralizohen në këtë rrugë, duhet te integrohen ne mjedisin e tyre zviceran. Përveç kësaj, ata duhet të respektojnë shtetin e së drejtës në Zvicër dhe nuk duhet të rrezikojnë sigurinë e brendshme ose të jashtme të Zvicrës.

Me kusht që të përmbushen disa kushte ligjore, nga natyralizimi i ndërmjetësuar përfitojnë posaçërisht bashkeshortet e huaj te shtetasve zvicerane dhe femijet e nje prindi zviceran, i cili nuk zotëron ende nënshtetësinë zvicerane. Bashkëshortët e huaj të shtetasve zviceranë që kane jetuar për një vit në Zvicër mund të kërkojnë natyralizim të ndërmjetësuar pas tre vjeteve martese, me kusht që te kenë jetuar për pesë vjet gjithsej në Zvicër.

Personat që kanë lidhje të ngushta me Zvicrën mund të kërkojnë natyralizim të ndërmjetësuar, edhe nëse janë me qëndrim jashtë vendit. Në këto raste, megjithatë, ata duhet të kenë qenë të martuar me një bashkëshort/e zviceran/e për të paktën gjashtë vjet.

Rinatyralizimi

Ashtu si me natyralizimin e ndërmjetësuar, rinatyralizimi është përgjegjësi e Konfederatës; kantonet dhe komunitetet kanë të drejtën e ankimit. Kriteri i përgjithshëm për rinatyralizimin është lidhjet e ngushta me Zvicren.

Rinatyralizimi mund të përftohet nga persona që kanë humbur nenshtetesine zvicerane (nëpërmjet humbjes, martesës ose heqjes dorë nga nënshtetësia zvicerane).

Aplikimi

Në varësi të rregullave të kantoneve, aplikimet duhet t’i paraqiten kantonit, komunitetit ose Zyres Federale per Migracion. Informacione për këtë mund të gjeni nga komuniteti ku qëndroni ose nga shërbimi i natyralizimit i kantonit.

Informacine në gjuhën angleze dhe gjermane rreth nënshtetësis mund të shikoni tek portali i zyrës federale për migrim. BFM - Bundesamt für Migration www.bfm.admin.ch

KU dhe SI në Zvicër