Problemet me diskriminim në Zvicër

Çka është diskriminimi?

Diskriminimi racor është çdo praktikë, duke i marr me forcë njerëzve të drejtat e tyre, duke përfshirë trajtim të padrejtë apo jo-tolerues, poshtërim, ofendim, kërcënime që përbëjnë rrezik për gjendjen fizike mbi bazën e cilësive psikologjike, përkatësisë etnike, vetive kulturore (gjuha, emri) apo përkatësia fetare.

Sa është i përhapur diskriminimi në Zvicër

Diskriminimi sikruse racizmi është i përhapur në Zvicër, pavarësisht nga përpjekjet e autoriteteve të vazhdueshme për t'i dhënë fund diskriminimit, këshilli i komisionit evropian para disa viteve ka kriju një raport ku nxjerr në pah problemet e diskriminimit racial të drejtëpërdrejtë për të fituar qasje në punësim, strehim, mallra dhe shërbime tjer. Viktimat janë kryesisht myslimanë dhe vijn nga Ballkani, Turqia dhe Afrika. Këto raporte të para disa viteve edhe sot përmenden nga organizata dhe media të ndryshme.

Kunsultimet për racizëm dhe diskriminim

Qeveria federale, kantonet dhe komunat së bashku me organizatat jo-qeveritare janë të përfshira në mënyrë aktive në luftën kundër diskriminimit dhe marrjen e masave parandaluese për ta frenuar racizmin.

Zyra federale për migracion (BFM) dhe Komisionit federal për migrim (EKM)

BFM dhe EKM përkrahin projektet për emigrantët në promovimin e integrimit, mundësive të barabarta dhe kundër diskriminimit. Nga disa të dhëna të mëparshme këto projekte janë financuar në përputhje me programin e prioriteteve në fushat e gjuhës, edukimit, trajnimit, zyrat e specializuara integruese dhe modelet e projekteve.

Në kuadër të raporteve mbi masat e integrimit BFM është përgjegjës për koordinimin e 45 masave specifike në 11 agjenci të ndryshme federale dhe zyra. Këto masa federale kryesisht synojnë për mundësi të barabarta në fushën e gjuhës, arsimit dhe të punës dhe në fushën e sigurimeve shoqërore dhe cilësinë e jetës.

Në shumicën e kantoneve, delegatët e integrimit janë përgjegjës në luftimin e racizmit dhe diskriminimit.

Më shumë informacione rreth këtyre çështjeve gjeni tek webfaqja zyrtare e BFM-së www.bfm.admin.ch dhe EKM-së www.ekm.admin.ch

Promovimi i projekteve kundër diskriminimit

FRB siguron mbështetje financiare për projektet që luftojn racizmin dhe projektet e të drejtave të njeriut. Edhe në fushën e arsimit, fondacioni për edukim dhe zhvillim promovon projekte në emër të FRB-së.

BFM dhe EKM përkrah projektet që nxisin integrimin dhe projektet kundër diskriminimit të emigrantëve.

Edhe organizatat joqeveritare OJQ-të bëjn një punë të madhe në luftimin dhe parandalimin e diskriminimit si dhe në shtrirjen e arsimit.

Viktimat e racizmit dhe diskriminimit

Diskriminimi racor është automatikisht një vepër penale në prokurorinë publike, nëse faktet shfaqen në publik.

Sanksionet penale

Në Zvicër është e ndaluar, në publik, që të diskriminohet ose të dëmtohet dinjiteti kundër një personi apo grupi personash për shkak të origjinës racore të tyre, etnike apo fetare. Përveç kësaj, mallrat ose shërbimet publike nuk mund t'i mohohet askujt në këto baza. Teksti i këtij ligji së bashku me komentet gjendet në faqën e EKR-së. Duhet të theksohet se ky ligj i kodit penal aplikohet vetëm për aktivitete publike. Aktivitetet publike konsiderohen ato ku nuk ka asnjë marrëdhënie personale apo marrëdhënia e besimit në mes pjesëmarrësve.

Ju kujtojm se llojet e sjelljes konsiderohen të jenë private, kur ato ndodhin midis familjes dhe miqve apo ndryshe në rrethana ku ka marrëdhënie personale apo një marrëdhënie e veçantë e besimit.

Baza e të dhënave

Bazën e të dhënave, vendimeve dhe vendimet shpjeguese sipas dispozitave të ligjit penal në diskriminimin racial i përmban FRB-ja. Kjo databazë u krijua me pëlqimin e gjykatave kantonale dhe autoriteteve gjyqësore dhe është përditësuar vazhdimisht. Përdoruesit janë në gjendje të shikojmë në vendime individuale dhe kërkojn sipas llojeve të akteve raciste, kryesit e veprave dhe viktimat së bashku me kriteret tjera.

Raportimi i rasteve të diskriminimit

Viktimat e diskriminimit racist dhe kërkimin e informacioneve për mbështetje në situata të konflikteve mund ti gjeni në faqen e FCR-së në lidhje më:

  • Rastet në të cilat njëri mund të parashtrojë padi
  • Në cilat autoritetet të drejtohesh dhe si
  • Organizatat ofrojn mbështetje dhe këshillime për viktimat e diskriminimit

FCR-ja gjithashtu ka një direktori internet të qendrave të këshillimit për viktimat e diskriminimit racial.

Udhëzues ligjor në diskriminimim racor

Ligji është një mjet efikas në luftën kundër diskriminimit në qoftë se ai zbatohet në një mënyrë të planifikuar. Ka ligje të shumta dhe dispozita të cilat janë projektuar për të luftuar racizmin.Udhëzuesi ligjor tregon shembuj praktike se ku dhe si ligji mund të përdoret për të luftuar kundër diskriminimit racial në fushat më të rëndësishme të jetës së përditshme si psh duke kërkuar për një banesë, familja, shkolla, tregut i punës, marrëdhëniet me autoritetet, shërbimet në sektorin privat etj. Ai gjithashtu tregon kufijtë në veprimin ligjor që mund të merren.

Faqja e internetit e FRB-së ofron një pasqyrë të plotë të situatës juridike në lidhje me diskriminimin racor në Zvicër. Këtu ju mund të gjeni një përmbledhje të situatës ligjore dhe informacione se si trajtohen rastet. Aty ka edhe raste të vërteta të jetës me shembuj dhe shpjegime rreth asaj se kur dhe si mund të zbatohet ligji.

Terme dhe shkurtesa

Disa terme institucionale rreth sherbimit të racizmi dhe diskriminimit. Shumica e këtyre termave janë në gjuhën gjermane prandaj ne jemi munduar ti përshtatim me webfaqet e tyre zyrtare.

EKR - Komisioni federal kundër racizmit www.ekr.admin.ch
EKM - Komisionit federal për migrim www.ekm.admin.ch
FRB - Komisioni federal për luftimin e racizmit www.edi.admin.ch/frb
BFM - Zyra federale për migracion www.bfm.admin.ch

KU dhe SI në Zvicër