Azili në Zvicër

Zvicra iu jep azil refugjatëve dhe ofron strehim të përkohshëm për ata persona që kanë nevojë për mbrojtje. Përgjegjëse për këtë detyrë është Drejtoria e Procedurave te Azilit ne Zyren Federale per Migracionin. Kjo zyrë bën një shqyrtim të kujdesshëm e individual të çdo kërkese për azil. Zyra duhet të shqyrtojë nëse pretendimet për azil kanë bazë dhe, nëse është kështu, në qoftë se personi në fjalë i përmbush të gjitha kriteret për statusin e refugjatit, të parashikuara në Aktin për Azilin. Refugjatëve me status të njohur ju jepet azili në shumicën e rasteve; sidoqoftë, ka nuk ndodh kështu nëse ata, për shembull, kanë kryer akte të dënueshme ose përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të Zvicrës.

Si rregull, azilkërkuesit, kërkesa e të cilëve është hedhur poshtë, duhet të largohen nga Zvicra. Megjithatë, në këto raste, zyra duhet të shqyrtojë nëse ka pengesa për një largim të tillë. Nëse ekzistojnë pengesa të tilla, Zyra Federale për Migracionin urdhëron pranimin e përkohshëm në Zvicër. Në të kundërt, Zyrat e kantoneve për Migracionin, shpesh në konsultim me autoritetet kompetente federale, janë përgjegjëse për ekzekutimin e largimit. Azilkërkuesit kanë mundësi të ankimojnë në Gjykatën Federale Administrative të Zvicrës kundër vendimit negativ që është marrë nga Zyra Federale për Migracionin.

Më shumë informacione rreth azilit, mund të gjeni tek portalet:

  • Informacine në gjuhën shqipe rreth azilit nga portali i organizatës Migraweb www.migraweb.ch
  • Informacine në gjuhët anglisht, gjermanisht, frangjisht gjeni tek portali i Zvicrës www.ch.ch
  • Zyra federale për migrim www.sem.admin.ch

KU dhe SI në Zvicër