Rinia e diasporës shqiptare në Zvicër

Rinia shqiptare në diasporë do jetë pjesë e projektit Diaspora dhe do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me organizatën jo-fitimprurëse RINIA 21 www.rinia21.com. Kjo organizatë i dedikohet të rinjëve të Kosovës si përkrahje në zgjidhjen dhe parandalimin e problemeve të ndryshme. Organizata në të ardhmen do të ketë shtrirje në të gjitha trojet shqiptare duke përfshirë edhe diasporën shqiptare me projektet të cilat po i prezantojm në kuadër të Diasporës.

Qëllimi i kategorisë Rinia që vepron në kuadër të këtij seksioni është që vlerat e rinisë shqiptare ti rrisë edhe më shumë në mbrojtjen e tyre si dhe shkëmbimin e këtyre vlerave me shoqëritë e huaja ku rinia shqiptare e kalon një pjesë të madhe të kohës së tyre me shoqëri dhe kultura të ndryshme prandaj edhe do të ishte mirë sikur këto përvoja kulturore ti mbajm në një balanc të duhur.

Këtë projekt do ta lidhim edhe me shkollat shqipe pasi që aty do ti publikojm edhe punimet dhe aktivitetet e ndryshme që i bën rinia shqiptare në shkollat shqipe në diasporë. Shpresojm që të kemi një përkrahje nga të gjithë bashkëatdhetarët në ruajtjen e vlerave tona kulturore të cilat shkojn në interes të të gjithëve.

Në kuadër të projekteve në RINIA 21 do sjellim broshura të ndryshme të cilat sipas nevojës do të përdorën edhe për programet e rinisë në diasporë. Për momentin në anën e djathë kemi sjellur 3 broshura që kanë të bëjn me prezantimet e projekteve: Shkolla, Duhani dhe Bixhozi.

Paraprakisht dua t'ju njoftoj se idetë të cilat do i shihni në këto broshura janë të bazuara vetëm për në Kosovë ndërsa idetë për projektet e rinisë së diasporës pak a shumë ndryshojn pasi që kushtet dhe nevojat dallojn nga Kosova dhe vendet tjera. Do ketë disa gjëra të përbashkëta mirëpo ne për diasporën do kemi një planprogram pak më ndryshe të cilin me detajisht do ta prezantojm deri në fund të këtij viti.

Një ndër qëllimet kryesore të këtij projekti do jetë edhe ofrimi i mundësive të reja rinisë shqiptare pasi që ka raste kur përshkak të dallimeve kulturore, gjuhësore dhe shoqërore ata kanë nevojë për disa gjëra tjera të cilat mungojn në shoqëritë e huaja ku ata jetojn.

Në bazë të mundësive, aktivitetet e rinisë së diasporës do ti lidhim në bashkëpunim me qendrat rinore të komunave ku jetojn si dhe shkollave shqipe që veprojnë në kuadër të mësimit plotësues. Ne duke u mbështetur nga punimet e organizatës RINIA 21 do sjellim disa broshura si dhe gjithashtu do bëjm edhe broshura të veqanta të cilat do ti kushtohen vetëm rinisë shqiptare në diasporë.