Shoqatat shqiptare në Kantonin e Vaud dhe roli i tyre

Shoqatat e migrantëve egzistojnë në Zvicër që nga fillimi i shekullit XX. Sipas fluksit të valëve të migracionit, asociacionet e para të migrantëve në tokën helvetike janë themeluar nga komunitetet e ardhura nga shtetet europiane. Zvicra pas Luftës së Dytë Botërore ka bërë thirrje te shtetet si Italia, Spanja, Portugalia – më vonë edhe Jugosllavisë për dërgimin e fuqisë punëtore për nevojat në rritje të ekonomisë zvicrane, e cila ishte kursyer nga lufta.

Fakti që shoqatat e para të migrantëve në Zvicër ishin nga shtet fqinje apo nga vende të afërta me të për nga këndvështrimi kulturor, organizimi i këtyre shoqatave filloi menjëherë. Ky organizim i shpejtë shpjegohet edhe me faktin se shumica e shoqatave kanë gëzuar një mbështetje shtetërore.

Nevojat e tyre kishin karakter mbështetës për anëtarët e këtyre komuniteteve në socializimin dhe përshtatjen me shoqërinë vendase, integrimin sociogjuhësor etj. Njëherit aktivitet e shoqatave italiane, spanjolle etj. kishin karakter social e sindikal, ato ushtronin presion të vazhdushëm te autoritet zvicrane për përmisimin e të drejtave të punëtorëve të huaj dhe për rregullimin e lejes së qëndrimit në Zvicër.

Gjersa komunitet tjera europiane kishin mbështetjen e shtetit nga vinin, komuniteti shqiptar në Zvicër ishte i përndejekur prej tij. Mundësitë e organizimit ishin të vogla. Në organizmin e parë shofim organizmin në baza sportive – klube sportive, e sidomos atë të futbollit. Ka dy supozime për arsyen e organizmit në klubet sportive:

  1. Rregullat e futbollit, si sport më i përhapur dhe më i njohur në botë, është e lehtë për t’u praktikuar edhe nga personat që nuk njihen në mes veti dhe që nuk e flasin të njëjtën gjuhë
  2. Organizimi i komunitetit shqiptar, së pari në klube sportive, ishte më i pranushëm në aspektin politik, praktikisht rreziku i përndejkjeve politike në Jugosllavi ishte më i vogël

Komuniteti shqiptar dhe shoqatat e tij filluan të organizohen në formë shoqatash me ardhjen e grupeve të para të azilëkërkueseve shqiptar në Zvicër, të larguar nga regjimi diktatorial i ish Jugosllavisë. Pra në periudhën kohore pas demostratave të viteve të ’80-ta në Kosovë, e sidomos pas fillimit të luftës në Bosnjë e Kroaci.

Aktivitet e shoqatave shqiptare synonin mobilizimin kombëtar, për rritjen e ndjeshmërisë kombëtare, ndihmës ekonomike, arsimore, informimin për situatën që mbretëronte nën regjimin serb të dhunës në Kosovë etj.

Nga kjo dalin supozimet se:

  1. Organizimi i komunitetit shqiptar mori hov për arsyen se azilkërkuesit shqiptar ishin më të përgaditur në aspektin arsimor
  2. Apo kërkusit shqiptarë të azilit politik, duke mos patur mundësi të vizitës në vendlindje, veprimtarinë e tyre kombëtare e zhvillonin më hapur

Manifestimet e komunitetit shqiptar kishin karakter të mobilizimit për çështje të mbijetesës dhe të lirisë. Nuk është e rastësishme që komuniteti shqiptar filloi të botojë gazetat e veta në Zvicër apo të krijojë bazat e organizmit politik, ekonomik, arsimor e ushtarak.


Foto: Migjen Kajtazi

Preokupimet dhe qëllimet e ekzistencës së shoqatave shqiptare në Zvicër u profiluan në lidhshmëri me ngjarjet në Kosovë e në trojet shqiptare në Ballkan. Shembulli më paradigmatik, në plan vendor, është gazeta «Zëri i Kosovës», e botuar në Zvicër nga vitet 1984-1999, e cila po thuaj në të gjithë artikujt kryesorë kishte ilustrimin e gjendjes në trojet shqiptare. Këtë shqetësim e shohim po ashtu në organizimet e Shoqatës së Studenteve Shqiptar pranë Universitetit të Lozanës, e themeluar në vitin 1994 dhe e njohur nga rektorati i Universitetit te Lozanes. E njëjta situatë vazhdoi gjatë luftës në Kosovë e Maqedoni, me ç’rast mobilizimi i shoqatave shqiptare në kantonin e Lozanës ishte gjithpërfshirës dhe kontributi i tyre shtrihej në të gjitha fushat. Pas përfundimit të luftës, në Kantonin eVaud filloi një përiudhë e hapjes së shoqatave dhe ndyshimit të qëllimit dhe të aryejeve të ekzistencës së tyre.

Tani, në kantonin Vaud, duke u bazuar në adresarin e shoqatave, institucioneve, shoqërive që punojnë në fushën e integrimit, mund të shofim që ky regjistër numëron mbi 500 shoqata të tilla. Në këte adresar shoqatat shqiptare paraqiten me 15 subjekte – shoqata që prekin fushën kulturore, muzikore, edukative, ekonomike, sportive etj. Fakti që në Kantonin e Vaud, pas luftës së Kosovës, është themeluar Institutiti Zvicran i Studimeve Shqiptare, i Shoqatës së Inxhinierëve etj., tregon që asociacionet dhe institucionet janë duke u përshtatur nevojave dhe kontekstit kohor. Edhe shoqatat tjera të themeluara pas lufte, në statutin dhe në aktivitet e tyre si qëllim pune kanë promovimin e kulturës shqiptare, krijimin e rrjeteve dhe të hapësirave për shkëmbim kulturor, ekonomik, sportiv etj. në mes komunitetit shqiptar dhe shoqërisë nikoqire si dhe komuniteteve të tjera.

Integrimi i komuntetit shqiptar në shoqerinë zvicrane dhe në shoqeritë tjera perindimore po jep rezultate pozitive, jo vetëm për komunitetin shqiptar që jeton në këto vende. Ato shoqëri shërbejnë si një urë që Kosova e Shqipëria të integrohen më shpejtë e më lehtë në komunitetin europian.

Informata më të thelluara për shoqatat shqiptare në Kantonin e Lozanës dhe rolin e tyre përmban studimin i autorit në gjuhën frënge, i hartuar në kuadër të CAS në Universitetin e Lozanës: «Les associations d’immigrés albanais dans le canton de Vaud : Quel rôle pour les associations ?, 2010»,

Legjenda e fotografisë:

Manifestimi madhështor në sheshin Place de Riponne në Lozanë, në ditën e shpalljesë së pavarësisë së Kosovës , më 17.02.2008.

Veq faktit që kishte mbi 12 mijë pjesëmarrës, shoqatat shqiptare kishin përgaditur një program të bukur artistikë.

Punimin e plotë në gjuhën frenge mund ta gjeni në vazhdim:
Les associations d’immigrés albanais dans le canton de Vaud : Quel rôle pour les associations?

Autor:
Migjen Kajtazi