Sistemi i punës në Zvicër

Zvicra është një vend shumë stabil sa i përket tregut të punësimit. Edhe kriza ekonomike në skenën botërore nuk priret të shkaktojë efekte katastrofike.

Koha me orar të plotë e punëtorëve mesatarisht është 41,7 orë në javë. Për të gjithë që punojnë, me orar të plotë kanë të drejtë për pushime të paguara të paktën 20 ditë pune në vit. Kjo është më pak se në shumë vende tjera evropiane. Festat publike ndryshojnë nga kantoni në kanton, por në përgjithësi janë tetë ose nëntë.

Nga një studim i bërë nag banka më e madhe zvicerane UBS në vitin 2009 duke përfshirë 73 qytete në mbarë botën rezulton se qytetet Cyrihu dhe Gjeneva ofrojn paga më të larta neto si dhe fuqia blerëse më e madhe në krahasim me qytetet tjera në mbarë botën.

Te rrogat ka dallime të mëdha sa i perket niveleve të pagesës. Nga një sondazh i bërë nga Statistikat e Zvicrës në të ardhurat kombëtare (2005) sipas kantoneve tregon një dallim të madh në mes pagave më të larta dhe më të ulëta, diku 77 000 CHF franga zvicerane në vit. Në qytetin e Bazelit ishte 115 178 CHF në vit ndërsa në Jura 38 070 CHF.

Këto dallime shpjegohen me natyrën e veprimtarive ekonomike të zhvilluara në fusha të ndryshme. Ndërmarrjet farmaceurike në kantonin e Bazelit japin paga të larta. Edhe Cyrihu dhe Gjeneva ende gëzojn paga relativisht të larta për kok banori si dhe pushtet të fortë blerës.

Shkalla e papunësisë ndryshon sipas regjionit ku zonat ku flitet frëngjishta dhe italishta kanë norma më të larta se ato të gjermano-folëse. Gratë priren të jenë më keq se burrat e prekur dhe të huajt janë të prekur më keq se sa zviceranet.

Një në katër nga të ardhurat në Zvicër është i huaj. Ekonomia zvicerane nuk do të mund të funksiononte pa punëtorë të huaj të të gjitha llojeve.

Marrëveshja ndërmjet Zvicrës dhe Bashkimit Evropian për lëvizjen e lirë të njerëzve ka sjellë një fluks të punëtorëve nga vendet e BE-së. Gjithashtu, një ligj që i ka dhënë përparësi qytetarëve zviceran ndaj të huajve në ndarjen e vendeve të punës u shfuqizua.

Numri më i madh i punëtorëve të BE-së janë nga Italia, ku shumica prej tyre vijnë në Zvicër për qëndrime afatshkurtra. Zakonisht, italianët janë grupi i mundshëm për të qëndruar në Zvicër për 30 vjet ose më shumë.

Gjermanët përbëjnë një grup tjetër shumë të mëdh, ku Zvicra është bërë vendi i duhur për emigrantet gjerman. Shumica e tyre kanë tendencë për të qëndruar në vend për më pak se katër vjet dhe kanë kualifikime të larta si menaxherë, mësues dhe punonjës nga fushe e mjekësisë.

Një grup tjetër i puntorëve vjen edhe nga vendet fqinje si Gjermania, Franca dhe Italia ku puntorët punën e kryejn në Zvicër ndërsa me banimin e bëjn në shtetet e tyre.