Sistemi i edukimit në Zvicër

Në Zvicër, arsimi është përgjegjësi e qeverisë duke filluar nga parashkolloret (çerdhet), deri te niveli tretësor (universitetet dhe arsimit të lartë dhe trajnimit profesional). Përgjegjësia kryesore për arsimin qëndron tek 26 kantonet. Qeveria federale dhe kantonet ndajnë përgjegjësitë për edukimin publik të detyrueshëm (maturën shkollore, arsimin dhe trajnimin profesional dhe universitetet).

Kantonet dhe komunat e tyre lokale financojn rreth 87% (2005) të shpenzimeve në arsimin publik.

Zvicra ka një sistem të decentralizuar në masë të madhe të arsimit. Shumica e vendimeve për drejtimin e shkollave fillore dhe të mesme merren në nivel kantonal dhe gjithashtu kantonet sigurojnë pjesën më të madhe të financimit.

Zvicra nuk ka një ministër federal të arsimit. Megjithatë, disa aspekte organizative të sistemit të arsimit zbatohen në të gjithë vendin. Këto përfshijnë kohëzgjatjen e vitit shkollor, dhe numrin e viteve të shkollimit të detyrueshëm.

Në fusha të tjera kantonet, dhe madje edhe komunat, tradicionalisht gëzojn një shkallë të lartë të autonomisë.

Secili kanton e ka udhëheqsin e vet të edukimit, të cilët së bashku përbëjnë Konferencën Federale të Ministrave të Kantonëve të Arsimit (në ger: EDK www.edk.ch.)

EDK luan një rol të rëndësishëm në diskutimin dhe koordinimin e politikës së arsimit, dhe disa vlera të caktuara të rëndësishme.

Më shumë informacione rreth sistemi të edukimit mund të gjeni tek broshura Sistemi i edukimit