Hapja e një biznesi të ri në Zvicër

Regjistri tregtar

Regjistri tregtar mban informacionet më të rëndësishme për bizneset në Zvicër. Regjistri tregtar bën informimin mbi hollësira ligjore të bizneseve të cilat janë të kuptueshme për publikun dhe kështu e bën gjendjen edhe më transparente. Kushdo që themelon një biznes duhet normalisht të jetë i regjistruar në regjistrin tregtar.

Regjistrimi dhe inspektimi

Regjistrimi dhe shqyrtimi paraprak në detaje kryhet nga zyra e regjistrit tregtar, ku ndodhet biznesi. Regjistrimet kantonale pastaj miratohen nga zyra federale e regjistrimit tregtare (EHRA) dhe publikohet në gazetön zyrtarere tregtare SHAB www.shab.ch. Çdokush mund të inspektoj në dhënat e regjistrit tregtar. Qendra e emrave tö biznesit (Zefix) lejon informacionet që të merren nëpërmjet internetit.

Emri i biznesit (Zgjedhja e njö emri, kërkimet dhe mbrojtja)

Kufijtë janë të vendosur në dhönien e emrit tö njö biznesi. Forma e emrit duhet të plotësoj rregulla të caktuara që janë të lidhura në mënyrë specifike me emrin e biznesit. Para se të aplikoni për në regjistrin tregtar, vlen të kontrollohet nëse emri i biznesit tuaj nuk është duke u përdorur nga një kompani tjetër, si emör i regjistruar nö regjistrin tregtar. Zefix lejon një kërkim të kryhet falas në internet, por nuk ofron garanci për rezultatet. EHRA gjithashtu ofron një shörbim körkimi pör emrin e biznesit.

Promovimi dhe ndihma

Një shtrirje e gjerë e organizatave private dhe gjysmë-publike mbështet komunitetin e biznesit. Ata ofrojnë mbështetje financiare, stërvitje, ndihmë në marrjen për rrezikun e kapitalit ose ofrimin e kontakteve. Sektori publik kryesisht siguron që kushtet e përgjithshme (legjislacioni dhe sistemi i taksave) janë të favorshme. Sekretariati i shtetit për çështjet ekonomike (SECO) jep informacion për masat promocionale në Zvicër.

Rrjetet kantonale dhe rajonale të promovimit

Agjencitë e zhvillimit ekonomik në kantone janë pikat më të rëndësishme publike për kontaktim e bizneseve zvicerane. Agjencitë kantonale të zhvillimit ekonomik ndihmojë në ngritjen e bizneseve. Në pothuajse çdo rajon ka vende të quajtura parqe të teknologjisë apo inkubatorë të biznesit. Përveç këshillave, këto ofrojnë lokale dhe shërbime bazë për të mundësuar hapjen e bizneseve të reja pa pasur nevojë për të bërë investime të mëdha fillestare.

Masat federale dhe kantonale të promovimit

Instrumente të ndryshme promovuese të punësuar nga autoritetet federale dhe kantonet ndihmojn në themelimin dhe vendndodhjen e bizneseve të reja. Agjencitë kantonale të zhvillimit ekonomik japin informacione dhe mbështetje në procedurën e aplikimit. Bizneset e huaja që dëshirojnë të vendosën në Zvicër mund të kontaktojn përfaqësuesit e OSEC-ut.

Konfederata promovon edhe teknologjit e reja duke përkrahur institucionet akadamike dhe të tregut. Universitetet zvicerane kanë vendosur zyra të transferimit të cilat në mënyrä aktive mbështesin komercializimin e përparimeve të bëra në laboratorët e universiteteve.

Shërbimi i pavarur online

StartBiz është zgjidhja zyrtare në internet për themelimin e biznesit tuaj. Me këtë shërbim, të sjellur nga SECO, ju mund të listoni kompanë tuaj në regjistrin tregtar, dhe të regjistroni për tatim në AHV dhe sigurimin e aksidenteve në SUVA.

Zgjedhja e formularëve juridike

Për arsye të sigurisë tregtare, ligji zviceran parashikon vetëm një numër të kufizuar të formave ligjore që bizneset mund ti marrin dhe gjithashtu mundësinë për të ndryshuar strukturën e brendshme e secili është i kufizuar.

Punësimi i personelit

Emërimi i të punësuarve sjell me vete detyrimet e caktuara ligjore.

Pagesat e sigurimeve shoqërore - regjistrimit

Punonjësit duhet të jenë të regjistruar në zyrën lokale tö AHV-sö sa më shpejt që ata janë të punësuar. Në të njëjtën procedurë, punonjësi është i regjistruar në zyrën e sigurimit të papunësisë. Për personin e parë që është i punësuar, një kërkesë gjithashtu duhet të bëhet në një institucion tö sigurimit për aksidente apo kompani private tö sigurimeve. Punonjësit shtesë janë marrë parasysh kur bën deklaratë vjetore tö pagave.Të punësuarit të cilët janë regjistruar tashmë për AHV dhe që fitojnë të paktën 20 880 CHF çdo vit (2011) janö tö detyruar pör ti börö kontributet e pensionit BVG. Regjistrimi për pensionet e profesioneve është bërë me një fond pensional.

Punësimi i anëtarëve të familjes

Nëse ju punësoni një anëtar tö familjes suaj dhe paguani atij apo asaj një pagë të rregullt atëherë ai apo ajo duhetë të jetë i regjistruar për kontributet e sigurimeve shoqërore ashtu si çdo punëtor tjetër. Nuk ka asnjë kërkesë për të regjistruar një anëtar tö familjes tuaj i cili kryen detyra të vogla ose jep ndihmë të rastit.

Mbrojtja e ideve

Përpjekjet krijuese dhe proceset e mendimit duke përfshirë shpikjet teknike,dizajne të reja dhe ide të reja të biznesit të gjithë mund të jenë të mbrojtura.

Të drejtat mbrojtëse

Ka një larmi të drejtave mbrojtëse. Instituti i pronësisë intelektuale IGE është përgjegjës në Zvicër për:

  • Mbrojtjen e patentave për shpikjet teknike
  • Mbrojtjen e dizajnit për formën ose pamjen e një objekti apo produkti
  • Markön e produkteve dhe shërbimeve
  • Të drejtat e autorit për krijimet intelektuale (vepra letrare ose artistike, programet kompjuterike)

Regjistrimi i patenteve dhe markave

Idet dhe konceptet mund të mbrohen vetëm nëse ato janë vënë në praktikë apo formuluar në terma të veçanta. IGE ofron informacione dhe forma që ju nevojitet për të marrë mbrojtjen për shpikjen tuaj, krijimin, ose produktin etj. Ju mund të regjistroheni markön tuaj online duke përdorur webfaqen "e-trademark".

Copyright

Mbrojtja e të drejtës së autorit nuk është e varur nga ndonjë formalitet (dorözim ose regjistrim). Ajo lind automatikisht në krijimin apokryerjen e punës. Shoqëritë private të mbledhjes (SUISA, Pro Litteris, Suissimage, SSA, Swissperform) së bashku pohojnë të drejtat e autorëve dhe bartësve tjerë të drejtash duke mbledhur honorare.