Arti në Suedi

Përgjithësisht thuhet se arti suedez është zhvilluar nga Evropa kontinentale perëndimore. Veprat e hershme të artit janë bërë në formë të simboleve, figurave e të ngjashme qysh në vitet 7000 p.e.r. Ndër krijuesit e parë të artit suedez njihet Balle i cili ka vepruar në vitet 1000.

Me depërtimin e krishterimit filloi të kultivohet ikonografia veçanërisht në kishat e Suedisë së Mesme kah fundi i viteve 1400.

Vepra të rëndsishme nga arti u krijuan edhe gjatë sundimit të mbretërve suedez duke filluar nga Gustav Vasa në vitet 1500. Gjithashtu epoka e renesansës dhe barokut ka dhënë vepra të bukura nga arti. Ndërkaq epoka e paqës që për historinë suedeze përfshinë vitet ndërmjet 1718 deri më 1772 hapi shtigje të reja për artin suedez. Ishte stili rokoko gjë që më vonë u pasua nga ajo që në Suedi njihet si stili gustavian. Kjo periudhë dha emra të njohur e ndër më të njohurit padyshim se është skulptori Johan Tobia Sergel.

Arti suedez nisi të depërtojë në sferën ndërkombëtare nga fundi i shekullit XVIII. Skulptorë të jashtzakonshëm si Carl Eldh dhe Carl Milles hapën epokë të re për artin suedez jasht vendit. Ndërkaq fillimi i viteve 1900 solli modernizmin në art që shprehej me simbole abstrakte. Nga fillimi i viteve 1920 dallon surealzimi i shoqëruar pjesërisht nga ekspresionizmi.

Pas Luftës së Dytë Botërore arti suedez përjetoi të ashtuqujaturën konjukturë të lartë. Si pasojë e kësaj ishin efektet pozitive në ngritjen masive të shoqatave të artistëve figurativ.

Nga emrat e njohur ndërkombëtarisht pas viteve 1990 numrohen Annika Larsson, Carl Michael von Hausswolff, Ann-Sofi Sid .

Filmi

Filmi suedez radhitet në majat e larta të reportoarit kinomatografik në skenën ndërkombëtare dhe njëherësh me sukseset më të mëdha në Skandinavi. Këto epitete lidhen me punën e regjisorëve të mëdhenjë të cilët u bën të njohur në gjithë botën si Victor Sjöström, Ingmar Bergman dhe kohëve të fundit edhe Lasse Hallström.

Njihet për talent aktrues edhe aktorja suedeze Greta Garbo, e cila sipas Institutit Amerikan të Filmit ajo radhitet ndër pesë aktoret më të mira të botës.

Ndërkaq regjisori Ingemar Bergman është ndër regjisorët më të njohur. Suksesin e parë e arriti më 1950. Më 1960 fitoi Oscarin e parë për filmin e huaj më të mirë. Bergman fitoi edhe një Oscar tjetër më 1983 për dramën Fanny dhe Aleksandri. Shumë bashkëpunëtorë u bën të njohur pastaj në saje të punës që zhvilluan bashk me Bergmanin.

Teatri dhe arti skenik
Besohet që pjesa më e vjetër dramatike e shkruar në suedisht i takon Olaus Petri. Ndërkaq shtëpia e parë teatrore me veprimtari permanente ishte Stora Bollhuset në Stokholm.

Krijuesit skenik sot veprojnë në kuadrin e teatrit Dramaten por edhe në kuadrin e një numri të madh teatrosh kombëtare e private. Strindbergu është dukshëm krijuesi më i dalluar sa i përketë dramaturgëve suedez. Dramaturg tjerë të njohur: Olof von Dalin, Ludvig Holberg, Carl Jonas Love Almqvist etj.

Regjisorët bashkëkohor të dramës si Bergman dhe Lars Norén kanë theksuar psikologjinë njerëzore nëpërmjet artit skenik. Kurse koreografja Birgit Cullberg u bë e njohur ndërkombëtarisht përmes Baleti Cullberg në vitet 1960. Pastaj Hasseå Tage dhe Povel Ramel shënuan suksese të jashtzakonshme me revytë e mrekullueshme. Kurse muzicientët Benny Andersson dhe Björn Ulvaeus krijuan musikale që shënuan suksese edhe në skenat ndërkombëtare, pjesërisht të bazuara në muzikën e grupit të njohur sudeze ABBA.

Letërsia suedeze

Historia e letërsisë suedeze është shumë e vjetër. Shënimet e gdhendura në një gur, Rökstenen, konsiderohen si vepër e vërtetë letrare, e krijuar me qëllim të ruajtjes së mitologjisë nordike. Tekstet më të vjetra në suedisht përmbajnë ligje të provincave mesjetare që u shkruan gjatë viteve 1200 dhe në fillim të viteve 1300. Gjatë mesjetës gati e gjithë letërsia ishte e llojit religjioz dhe shkruhej latinisht. Ndërkaq burimi më i vjetër historik i Suedisë është kronika e Erikut, Erikskrönikan.

Letërsia e renesansës filloi të paraqitet në vitet 1600. Romani i parë në suedisht u publikua në vitet 1665-1668 nga Urban Hiarne. Ndërkaq me formimin e Akademisë Suedeze më 1786 u dinamizua me të madhe letërsia dhe format tjera kulturokrijuese.

August Strindberg, bën pjesë ndër shkrimtarët më të njohur suedez i cili dominoi skenën letrare suedeze gjatë viteve 1880 deri në vdekje dhe i cili vuri bazat e natyralizmit letrar në Suedi. Ai bën pjesë në radhën e shkrimtarve më të mëdhenj suedez me veprat ”Dhoma e kuqe” dhe ”Zonjusha Zhulietë”. Strindberg ka shkruar prozë dhe poezi ndërkaq në sferën ndërkombëtare njihet më shumë si dramaturg.

Shkrimtarë tjerë të asaj periudhe: Erik Gustaf Geijer, Fredrika Bremer, Ola Hansson etj. Ndërkaq shkrimtarja më e njohur u bë Selma Lagerlöf e cila me librin ”Udhëtimet e mrekullueshme të Nils Holgersonit nëpër Suedi”, mësoi fëmijët për gjeografinë e Suedisë.

Shkrimtari Verner von Heidenstam në vend se të mirrej me letërsinë natyraliste dhe realiste ju përkushtua romantizmit, individualizmit dhe sensualizmit.

Gustaf Fröding ndërkaq nisi një epokë të re letrare në Suedi , neoromantizmin dhe simbolizmin që përfaqësohet edhe nga shkrimtarët e tjerë si Hjalmar Söderberg, Bo Bergman, Sigurd Agrell etj.

Lirika suedeze u ndikua shumë nga modernizmi duke u trajtuar me format më të ndryshme të vjershërimit. Te modernistët bëjnë pjesë Per Lagerkvist, Edit Södergran, Karin Boye, Stig Dagerman dhe Artur Lindkvisrt.

Letërsia e viteve 1900 karkaterizohet me shkrime e botime të shumta letrare ku përshkruhen dallimet klasore në shoqëri, parasëgjithash brenda bujqësisë. Shumë nga shkrimtarët e lëvizjes së punëtorëve ishin autodidakt si psh Ivar Lo-Johansson. Vilhelm Moberg është ndër më të njohurit nga ky grup shkrimtarësh ku bënte pjesë edhe Harry Martinson, Moa Martinson, Jan Fridegård etj.

Në vitet 1960 u ngrit me të madhe aktivizimi politik në shoqëri kështuqë u bën aktual romanet dokumentare. Jan Myrdal futi në përdorim konceptin libër-raportues, ndërsa pati shkrimtarë që zunë të përshkruajnë në librat e tyre studimet, shëndetësinë dhe burokracinë. Disa vite më vonë Astrid Lindgren shënoi suksese të jashtzakonshme me tregimet e saj romantike dhe për fëmijë për figurat si ”Pipi qorapgjata” dhe ” Ronja vajza e Piratit”. Lindgren u bë ndër shkrimtaret më të lexuara në botë dhe simboli më i popullarizuar i letërsisë suedeze.

Letersia bashkëkohore ka emra të shumtë si Henning Mankell, Sjöwall/Wahlöö, Jan Guillou, Tomas Tranströmer etj, etj.Tranströmer ndërkaq u shpall fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 2011.

Suedia