Ambasada e Suedisë në Shkup

Suedia ka qenë e pranishme në Maqedoni qysh nga viti 1993 e përfaqësuar me një konsullatë e cila më vonë u konbinua me një zyrë për bashkëpunim (Sida). Duke filluar nga 25 Gusht 2005 ajo përfaqësohet me statut të plotë si ambasadë. Çështjet konsullore dhe të vizave si dhe çështjet e lidhura me zyrën për bashkëpunim mbikqyrën nga ambasada.

Ambadada e Suedisë në Shkup është një qendër e disa vendeve ku ambasadori i kësaj ambasade është i akredituar edhe për ambasadat suedeze në Prishtinë dhe Tiranë. Vizat nga shtetasit e Kosovës dhe vizat për punësim dhe leje qendrimi të shtetasëve nga Shqipëria mirren në këtë ambasadë edhe pse ekzistojn ambasadat suedeze në vendet tona mirpo ato kryejn çështjet tjera.

Vizat
Që nga 17 Prill 2012 është lëshuar aplikacioni online për viza. Kjo do të thotë se të gjithë (qytetarët e Kosovës dhe shtetasit e vendeve të treta me leje qëndrimi në Maqedoni) të cilët dëshirojnë të aplikojnë për një vizë shengen në Ambasadën e Suedisë në Shkup mund ta bëjnë këtë online. Pas aplikimit online për një vizë, aplikuesi duhet të telefonoj në seksionin vizave për të caktuar një takim për një intervistë të shkurtër dhe për të lënë të dhënat biometriek (foto dhe shenjat e gishtave). Aplikimi online do të thjeshtojë procesin e aplikantit dhe të punës në ambasadë me aplikimet për viza.

Aplikimin online dhe udhëzimet se si të aplikoni, si dhe lista e dokumenteve që i bashkëngjiten kërkesës tuaj gjinden në anën e majtë të faqës zyrtare të ambasadës duke klikuar mbi linkun
"Visit Sweden"

Për momentin udhëzimet janë në gjuhën angleze por ne do mundohemi që së shpejti ti përkthejm edhe në gjuhën shqipe.

Burimi i materialit është marrë nga Ambasada e Suedisë në Shkup Vizito

Ambasada e Suedisë në Shkup

Embassy of Sweden
8ma Udarna Brigada No.2
10000 Skopje
Macedonia

Tel.: +389 2 329 78 80
Fax: +389 2 311 20 65

Orari i punës
E Hënë - E Enjte
08:00 - 16:30
E Premte
08:00 - 14:00

Departamenti i migrimit dhe vizave
E hënë - E Enjte
09:00 - 11:00
Tel.: +389 2 3297 898
Fax: +389 2 3297 897
ambassaden.skopje-visum@gov.se

Telefonatat për viza
E hënë - E Enjte
15:00 - 16:00

ambassaden.skopje@gov.se
www.swedenabroad.com

KU dhe SI në Suedi