Azili në Suedi

Rregullat se kush mund të marrë azil në Suedi janë shkruara në Konventën për Refugjatë të OKB-së dhe në ligjin suedez. Është Enti për Migracion që shqyrton kërkesën tuaj për azil.

A ke qenë në Evropë më herët?

Ti duhet të kërkosh azil në shtetin e parë të sigurt. Shumë shtete* të Evropës kanë rregulla të përbashkëta rreth asaj se cili shtet duhet të shqyrtoj kërkesën tuaj. Kërkesa e juaj mund të shqyrtohet vetëm nga njëra prej këtyre shtete ve. Këto rregulla quhen Dispozita e Dablinit. Nëse ti shkon në njërën nga këto shtete por më vonë udhëton për në Suedi për të kërkuar azil atëherë mund të detyrohesh të kthehesh në shtetin e parë ku ke hyr së pari.

Andaj Enti për Migracion fillon për të hetuar së pari se cili shtet do të shqyrtoj kërkesën tuaj. Shenjat e gishtrinjëve tregojnë nëse ke kërkuar azil, leje qëndrimi apo vizë në një shtet tjetër. Enti për Migracion mund të shohë poashtu nëse je i ndjekur nga policia në një shtet tjetër.

Bashkë me shenjat e gishtërinjëve Enti për Migracion do të fotografoj. Fotografia përdorë për një kartë që dëshmon se je azilkërkues në Suedi. Karta quhet karta LMA.

Reth azilkërkueseve zyra e migrimit suedez Migrationverket, ka përgatitur disa broshura edhe në gjuhën shqipe. Broshurat mund ti shkarkoni në lidhjet të cilat i kemi vendosur në vazhdim.

Këto informacione janë marrë nga zyra e emigracionit suedez "Migrationsverket" www.migrationsverket.se

KU dhe SI në Suedi