Zyra e punësimit në Suedi

Shërbimi i Ndërmjetësisë së punësimit është më së lehti i arritshëm në Internet.
Adresën e Ndërmjetësisë së punësimit e gjen në faqen www.arbetsformedlingen.se. Këtu i gjen vendet e lira të punës, dhe këtu ti si punëdhënës mund t´i lajmërosh vendet e lira të punës. Informacioni është në dispozicion të të gjithëve- ditën dhe natën.

Shërbimi i klientëve i Ndërmjetësisë së punësimit - telefoni 0771-416 416

Ti, po ashtu, mund t´i telefonosh Shërbimit të klientëve, i cili ofron shërbime përmes telefonit. Aty do të bisedosh me ndërmjetësuesin tënd të punësimit. Shërbimi i klientëve është hapur për të gjithë, ditëve të punës ora 8-20. të shtunën-të dielën 9-16.

Në shumicën e vendeve/qyteteve ekziston një Ndërmjetësi e punësimit.
Vizito Ndërmjetësinë më të afërt të punësimit, atëherë kur je i/e papunë, nëse nuk mjafton ndihma që merr nga Interneti.

Mbi Ndërmjetësisë së punësimit

Informacion mbi Ndërmjetësisë së punësimit është në anglisht dhe suedisht (sued. på engelska och svenska.) Këtu ka linqe, në mes tjerash raporti i veprimtarisë, informacion mbi adresat kontaktuese si dhe detyrën e organit zyrtar, organizimi, udhëheqja si puna ndërkombëtare.

Eures

Informacion për punë, kushtet e punës si dhe rrethanat e jetesës në Suedi dhe në shtetet tjera të UE/KEBE, për punëkërkues dhe punëdhënës është në anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe suedisht, nën linkun Eures.

Eures

A keni fituar lejeqëndrimin?

A e keni fituar lejeqëndrimin si refugjat? Apo jeni shpërngulur te ndonjë i afërt në Suedi që ka fituar lejeqëndrimin si refugjat brenda dy viteve të fundit? Atëherë ju mund të jeni të përfshirë nga ligji mbi investime për instalimin e disa të sapoarriturve.

Burimet e këtij informacioni janë marrur nga zyra e punësimit www.arbetsformedlingen.se.

Integrimi në Suedi