Zyra e tatimit në Suedi

Një organ publik shumë i besuar

Çdokush e dinë se suedezët paguajnë shumë tatime. Suedia është vurë në dukje për taksat e saj personale të larta sikurse që është për kompaninë e mobilje IKEA dhe grupin muzikor ABBA. Duke pasur parasysh se tatimi është një fjalë e ndytë për shumë njerëz në mbarë botën, ju mund të mendoni se agjencia qeveritare që mbledh rreth një të tretën e mesatares së pagave, kjo do të jetë armiku numbër një për suedezët por e vërteta mund të jetë më ndryshe.

Skatteverket (Agjencia Tatimore Suedeze) është e popullarizuar. Në fakt, ajo është me të vërtetë e popullarizuar duke u bazuar nga sondazhe të ndryshme të cilat tregojn se ajo është një agjenci e besuar dhe e respektuar.

Një studim i viti 2013 arriti në përfundimin se agjencia tatimore ka reputacionin e dytë më të mirë e cila renditet pas agjencisë suedeze të konsumatorit nga gjithsej 26 organet më të mëdha publike duke sjellur një rezultat të mirë për shërbimet tek konsumatorët dhe kontributin e saj pozitiv në shoqëri.

Nga një hulumtim i tregut i bërë nga instituti TNS Sifo, njëri nga puntorët e këtij sondazhi thotë se “Ju nuk duhet ti doni taksat por shumica e njerëzve duken të sigurt se gjërat janë bërë në mënyrë të drejtë“

Duke e krahasur me shërbimet e njëjta në Amerikë, nga një sondazh i vitit 2013 del se agjencia e shërbimti të të ardhurave të brendshme IRS është një ndër agjencitë më pak të pupullarizuara në Amerikë.

Së shpejti do sjellim një verzion më të gjërë duke përfshirë funksione të ndryshme të kësaj agjencie që dhe roli i saj që luan në shoqërin suedeze si dhe shërbimet të cilat mund ti kryeni përmes internetit apo vizituar zyrat direkt në komunën ku banoni.

Webfaqja zyrtare e agjencisë tatimore www.skatteverket.se

Integrimi në Suedi