Arsimimi për të rritur në Suedi

Në Suedi ka shumë lloje të arsimimit të të rriturve, me një numër të parimeve të ndryshme. Kjo mund të përbëhet nga çfarëdoqoft duke filluar nga arsimi kombëtar apo lokal i të rriturve e deri në kurset e punësimit, trajnimin e stafit apo trajnimit në shtëpi për ata që janë në punë.

Arsimi publik për të rriturit përfshin:

  • Arsimi komunal për të rritur, i cili përbëhet nga arsimimi bazë i të rriturve, arsimimi i mesem i lartë për të rritur dhe kurse trajnimi.
  • Arsimi i të rriturve për individët me aftësi të kufizuara në të mësuarit
  • Suedishta për emigrantë

Një tjetër lloj i arsimimit të të rriturve është trajnimet plotësuese, të cilat janë të financuara nga qeveria me sistem të arsimit publik.

Shkollat e larta popullore

Në Suedi ekzistojn 148 shkolla të larta popullore (kolegjet e pavarura të arsimit të të rriturve). Çdo shkollë e lartë folklorike vendos në mënyrë të pavarur rreth kurseve që ato ofrojn, dhe lirishëm harton mësimin e tyre. Kjo do të thotë se kurset mund të jetë mjaft të ndryshme nga njëri tjetri.

Ekzistojn disa lloje të kurseve: kurset që zgjasin një vit, kurse të shkurtra, kurse verore ose kurse në kohët të caktuar.

Kurset e gjata janë nga llojet e mëposhtme:

  • Kurse të përgjithshme, të cilat janë një alternativë për arsimin komunal të të rriturve. Ata ju përgjigjen dhe sigurojnë të drejtën e njëjtë si, shkolla e detyrueshme e plotë ose shkollat e mesme të larta.
  • Kurset e posaçme mund të orientohen në drejtim të:
    • fusha të interesit të veçant (të tilla si muzikë, art, mjedis, ndërkombëtare)
    • profesionet (si udhëheqës i të rinjve, asistent trajtimi, përkthyes gjuhësor)
    • grupeve (njerëzit p.sh. me aftësi të kufizuara të ndryshme, emigrantë)

Informacion mbi listën e kurseve gjeni në faqen e internetit të shkollave të larta www.folkhogskola.nu

Integrimi në Suedi