Shkollat e mesme në Suedi

Arsimi i mesëm i lartë

Shkolla e mesme është falas dhe vullnetare të cilën të rinjtë mund të zgjedhin të ndjekin pas përfundimit të shkollës së detyrueshme.

Të gjitha të rinjtë në Suedi të cilët kanë përfunduar shkollën e detyrueshëm kanë të drejtë për arsimin e mesëm të lartë që zgjatë 3 vjet. Arsimi i mesëm i lartë ofron një bazë të mirë për aktivitete profesionale dhe studimeve të mëtejshme dhe për zhvillim personal dhe pjesëmarrjes aktive në jetën e shoqërisë. Vijimi në shkollën e mesme është falas dhe vullnetar. Arsimi i mesëm i lartë mbulon shkollën e mesme, dhe shkollën e mesme me aftësi të kufizuara në të mësuarit.

Shkolla e mesme përbëhet nga programet nacionale, programe hyrëse dhe programe që ndryshojnë nga struktura e programit kombëtar të ndara si në vijim

  • 18 programe kombëtare ku secili zgjat për 3 vjet. Ata janë të ndarë në lëndët bazë të arsimit të mesëm, lëndët e përbashkëta në një program, orientimeve, programe të specializimeve dhe një projekt i diplomës
  • 5 programe hyrëse për nxënësit të cilët nuk janë të ligjshëm për një program kombëtar
  • Edukimi që devijon nga strukturat e programeve kombëtare, variante të veçanta, programet sportive të bazuara në rekrutimin kombëtar dhe të miratuara në shkallë kombëtare

Çdo program kombëtar i mesëm i lartë mbulon

  • 9 lëndë bazike të gjimnazeve - anglisht, histori, edukatë fizike dhe shëndetësor, matematikë, studimet shkencore, studimet shoqërore, suedisht apo suedeze si gjuhë e dytë dhe lëndë fetare. Në programin e shkencave natyrore, studimet shkencore janë zëvendësuar nga lëndët e programeve të veçanta, dmth biologjisë, fizikës dhe kimisë. Në programin teknologjisë, studime shkencore janë zëvendësuar nga lëndët e veçanta të programit dmth të fizikës dhe kimisë
  • Një numër i slëndëve të veçanta për një program të caktuar janë të zgjedhur
  • Projekti i diplomës
  • Vendi i punës i bazuar në të mësuarit, në programet profesionale

Programet e ndryshme të mesme mund të jetë programe profesionale ose programe përgatitore për arsimin e lartë. Në verzionin tjetër do sjellim listën e veçantë to programeve dhe sqarimet bazike rreth funksionimit të tyre.

Shkolla e mesme e lartë me aftësi të kufizuara në të mësuar

Shkollës e mesme e lartë për individët me aftësi të kufizuara në të mësuarit është kontribut falas dhe një formë vullnetare e shkollimit që të rinjtë me aftësi të kufizuara mund të zgjedhin pas përfundimit të shkollës fillore për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Shkolla e mesme për individët me aftësi të kufizuara në të mësuarit ofron programe kombëtare të hartuara posaçërisht për ta dhe gjithashtu për individë.

Ka 8 programe kombëtare dhe gjithashtu 2 programe për nxënësit të cilët nuk janë në gjendje apo të gatshëm për të marrë pjesë në një program kombëtar. Programet e ndryshme janë të orientuara kryesisht në përgatitjen profesionale.

Të gjitha programet në këto shkolla zgjasin për 4 vite dhe përbëjnë të paktën 3 600 orë të shpërndara mbi lëndët kryesore, lëndet me programe të veçanta dhe kurse të zgjedhura.

Integrimi në Suedi