Mirë se vini në Slloveni

Sllovenia, është një vend bregdetar pranë Alpeve në Europën Jugore. Në perëndim, kufizohet me Italinë, Detin Adriatik në jug-perëndim të saj ndodhet Kroacia, ndërsa Hungaria në lindje-perëndim dhe Austria në veri. Në një sipërfaqe prej afro 20 256 km2, ku vija bregdetare e Sllovenisë është 46.6 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1,334 km e gjatë, në këtë republikë jetojnë diçka më shumë se 1, 95 milion banorë. Me sipërfaqen dhe numrin e banorëve, hyn në grupin e shteteve të vogla të Europës. Për kryeqytet ka Lublana (Ljubljana) ndërsa gjuha zyrtare shtetërore është gjuha sllovene, sllovenishtja, mirëpo zonat kufitare flasin me të madhe edhe gjuhët tjera, varësisht nga shteti fqinjë si psh Austria-gjermanishtja, Italia-italishtja apo përgjatë kufirit me Kroacinë-kroatishtja. Pjesa më e madhe e popullsisë janë slloven (88%), ndërsa nacionalitetet tjera janë kroatët me rreth 3 %, serbët 2% etj.

Sllovenët erdhën në këto pjesë, diku pas pjesës së dytë të shekullit VI apo VII. Qendër e tyre në fillim ishte hapësira që në gjermanisht quhet Bërthama (Kern), ku edhe e krijojnë një lloj principate e cila nga shekulli i XIII-të i bashkohet parisë austriake të quajtur Habsbug. Më 1918 sllovenët bashkohen me popujt e sapo krijuar, serbët e kroatët dhe shpallin Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene. Nga 1929 shtetin e krijuar e thërrasin Jugosllavia.

Më 1945, pas mbarimit të luftës së dytë botërore, Sllovenia së bashku me 5 republikat e tjera ishte një ndër themelueset e Shtetit të Ri, të quajtur Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (shkurt RSFJ), anëtare e të cilit mbeti deri në shkatërrimin e tij më 1 maj 2004. Tani Sllovenia është anëtare e Bashkësisë Europiane (BE) dhe anëtare e Këshillit të NATO-s.

Është një vend i pasur me pyje, më së shumti nxjerrën xehet e qymyr gurit dhe hekurit. Ndërsa më e zhvilluar është industria e letrës dhe e metaleve të ngjyrosura.

Huazuar nga portali www.famulliabinqes.com