Shqiptarët në Slloveni

Edhe në republikën e Sllovenisë, ashtu sikurse në shumicën e vendeve, kemi një mërgim të hershëm të shqiptarëve, sidomos nga trevat e Kosovës. Këtu shqiptarët janë prezentë thuajse menjëherë, diku pas luftës së Dytë Botërore, domethënë që nga koha e krijimin e shtetit Jugosllavë, në të cilin shtet bënin pjesë si njësi përbërëse, sllovenia si republikë ndërsa shteti i Kosovës, si krahinë autonome.

Nga atëherë, gjendja e rëndë ekonomike dhe më vonë, edhe politike, i detyroi shqiptarët të kërkojnë dhe gjejnë kushte më të mira jetese në këtë shtet, i cili që nga fillimi dallohej për nga standardi jetësor, në krahasim me njësitë tjera të ish federatës Jugosllave.

Në fillim, kishim një numër të vogël të punëtorëve krahu në slloveni, mirëpo keqësimi gjithnjë e më i keqi gjendjes politike në Kosovë, bëri që numri i shqiptarëve atje të rritej, ndërsa sot, sipas të dhënave statistikore, në slloveni numri i shqiptarëve është 6.228 që është nxjerrë në bazë të 0.31% të shqiptarëve nga numri i përgjithshëm i banorëve në Slloveni.

Shumica e shqiptarëve, të cilët emigruan, me kohë tërhoqën edhe familjet e tyre në këtë shtet dhe tani janë të integruar mirë. Por, nëse nuk punohet më tepër me ta, ekziston një rrezik i madh i asimilimit të shpejt apo i shkrirjes së tyre. Duhet të theksojmë se në slloveni kemi edhe mjaft shqiptarë të suksesshëm në biznese të ndryshme, të cilët në kohën e pasluftës në Kosovë sollën mjaft kapital dhe firme sllovene cilët po ndihmojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë kosovare.

Huazuar nga portali www.famulliabinqes.com