Le të bëjmë krahasimin e dy shembujve tek të rinjtë të cilët vijnë në Finlandë për herë të parë dhe ndjekin rrugë të ndryshme ku njëri vazhdon të punojë ndërsa tjetri ndjek rrugën e integrimit dhe edukimit. Konkretisht le ti emërojmë me X - personin që ka filluar të punojë dhe Y - personin që ka ndjekur rrugën e integrimit.
Personi X
Nëse një i sapoardhur në Finlandë fillon të punojë sigurisht që është një gjë pozitive por në anën tjetër ndikimet mund të shihen pas disa viteve. Duke marr parasysh faktorët tjerë të gjuhës, shoqërisë dhe kualifikimeve profesionale, paga e personit X që sapo është punësuar mund të sillet në një nivel të ulët p.sh 10 € /h.
Personi në fjalë me pagën fillestare do përfundojë me një pagë të standardëve minimale dhe kështu në shumë raste për të arritur nivelin e duhur të shpenzimeve dhe nevojave tjera familjare, detyrohet që nga orari 8 orë të punojë me orar shtesë 10 orë në ditë dhe gjithashtu nga standardet 5 ditë në javë ai detyrohet të punojë 6 ditë për të arritur një pagë të mjaftueshme.
Duke vazhduar punën në këtë mënyrë personit X pas disa viteve mund ti rritet paga vetëm për disa euro d.m.th edhe pas 10 viteve punë ai mund të përfitojë diku rreth 12-14 € /h por kjo prapë nuk do mjaftonte që ti mbulojë shpenzimet mesatare për të kursyer dhe kështu mundësia për të vazhduar të punojë me orar shtesë do mbetet një opsion i hapur.
Çfarë ndikime tjera do të ketë në këtë mënyrë?
Personi Y
Kalojmë tek personi Y i cili ka filluar të ndjek rrugën e integrimit dhe edukimit. Nëse bëjmë krahasimin, të ardhurat e një studenti apo dikush që ndjek një shkollim profesional janë më të vogla dhe në këtë rast le te marrim 7 € /h pra mesatarja e të ardhurave ndikon dukshëm në krahasim me personin X.
Personi Y do vazhdojë rrugën e integrimit dhe shkollimit dhe pas disave viteve prapë të ardhurat janë shumë më të vogla por në anën tjetër ai ka përfituar një profesion që e sheh një të ardhme më të lehtë sa i përket punës dhe po të punësohet në ndonjë ndërmarrje sigurisht që në fillim nuk do përfitojë aq shumë por së paku do arrijë pagën e personit X d.m.th pas 3-5 vite angazhim në çështjet e integrimit dhe edukimit, të ardhurat e persit Y përputhen me të ardhurat e personin X.
Nëse personi Y fillon të punojë apo vazhdojë shkollimin, sido që të jetë ai do fillojë të ketë të ardhura më të mëdha dhe kështu do mbulohen shumë më lehtë edhe shpenzimet me të ardhura mesatare prandaj edhe nevoja për të punuar me orar shtesë është shumë me e vogël.
Çfarë ndikime tjera do të ketë në këtë mënyrë?
Shembujt më lartë ishin vetëm një ilustrim apo opinion nga përvoja ime shumë vjeçare me çështjet e integrimit dhe gjërat tregojnë se sa më shumë që të integrohemi, aq ma lehtë do e kemi jetën ku po jetojmë dhe aq ma larg asimilimit do jemi prandaj do ju këshilloj që integrimit ti kushtoni një rëndësi të veçantë.
Faton Krasniqi
(Themelues dhe zhvillues i projektit Diaspora)
© 2023 Gjiganti