Rëndësia e integrimit | Gjiganti

Rëndësia e integrimit

Pse duhet të integrohemi
Integrimi ka një rëndësi shumë të madhe dhe lidhet ngushtë edhe me organizimin e komunitetit shqiptarë prandaj për ti kuptuar më lehtë lidhjet në mes tyre, do marrë disa shembuj konkret nga përvoja të ndodhura.

Ju e dini se shumica e shqiptarëve thonë se kanë ardhur në gyrbet për shkaqe ekonomike "për të fituar para"!  Nëse kjo është arsyeja e vërtetë atëherë sigurisht me punën e bërë pas disa viteve shumica mund të kursejnë ca të holla dhe të kthehen në vendin tonë por në realitet sa ndodhë kjo..? Statistikat flasin për një numër simbolik shumë të vogël që kthehen me vetë dëshirë prandaj këtu lind pyetja nga ne se çka të bëjmë.

Çka të bëjmë?
Kur ne jetojmë në një shtet mbi 20 vite dhe fëmijët tanë lindin e rritën këtu, përse mos ti përshtatemi jetës në shoqërinë ku jetojmë duke mos harruar edhe gjuhën, kulturën dhe traditat tona...?

Mundësitë të cilat janë ofruar nga institucionet dhe organizatat që merren me çështjet e integrimit në shumë shtete nuk janë shfrytëzuar aq sa duhet prandaj me anë të këtyre shërbimeve ne po mundohemi të sjellim sa më shumë informacione dhe të japim stimulim në shfrytëzimin e resurseve të ndryshme që sigurisht së pari do shkonin në interesin e juaj dhe më pas do ketë edhe ndikime pozitive edhe tek shoqëria dhe më gjerë.  

Në versionin e ardhshëm do sjellim disa shembuj konkret në rastet të cilat kanë ndodhur në jetën e përditshme tek shumë të huaj dhe aty do bëjmë edhe krahasimet se sa rëndësi ka çështje e integrimit në një shoqëri të huaj. 


Publikuar:
18.10.2022

Shpërndaje


© 2023 Gjiganti