Bashkimi familjar në Norvegji

Personi që banon në Norvegji duhet të jetë shtetas norvegjez ose shtetas nordik, ose duhet të ketë leje qëndrimi të përhershme (kjo leje quhej më herët leje për vendosje), ose leje qëndrimi që është bazë për leje qëndrimi të përhershme.

Cilët anëtarë të familjes së afërt kanë të drejtën e lejes për imigrim familjar?

  • bashkëshort/e ose partner i regjistruar
  • bashkëjetues/e gjatë dy viteve
  • bashkëjetuesë që kanë fëmijë të përbashkët (edhe kur nuk keni qenë bashkëjetuës për dy vite).
  • Fëmijë nën moshën 18 vjeçare
  • Prindër me përgjegjësi të përditshme për fëmijë norvegjez, ose
  • prindër që kanë të drejtën e vizitës me fëmijë në Norvegji

Cilët anëtarë tjerë të familjes mund të marrin leje për imigrim familjar?

  • Një person që do të martohet me personin që banon në Norvegji, brenda gjashtë muajve pas hyrjes në Norvegji
  • Nënë ose baba më i moshuar se 60 vjeç, pa familje të afërt në vendlindje
  • Bashkëjetues që presin fëmijë bashkë
  • Fëmijë i mbajtur më se 18 vjeç, i pamartuar dhe pa bashkëjetues/e, që ka mbetur në vendlindje kur anëtarët tjerë të familjes marrin leje qëndrimi në Norvegji
  • Motër dhe vëllezër nga të njejtët prindër që mbesin jetim dhe që nuk kanë persona tjera që mund të kujdesen për ata në vendlindje ose në vendin ku qëndrojnë

Drejtoria norvegjeze e emigrancionit UDI ka përgatitur një broshurë të veçantë rreth bashkimit familjar prandaj për më shumë informacione, ju lutëm vizitoni broshurën të cilën e kemi publikuar anash.

KU dhe SI në Norvegji