Azili në Norvegji

Më poshtë do japim disa sqarime rreth procesit të azilit hap pas hapi duke i ndarë në disa pika kryesore:

  1. Ju mbërrini në Norvegji dhe refgjistroheni si azilkërkues në polici
  2. Ju transferoheni në një qendër tranziti
  3. Ju intervistoheni nga drejtoria për emigracion – UDI
  4. Kërkesat për azil që mendohet se nuk kanë bazë do të përpunohen brenda 48 orësh
  5. Ju transferoheni në një qendër të zakonshme të pritjes së azilit
  6. Kërkesa juaj për azil është nën shqyrtim. Kohëzgjatja e kërkuar për përpunimin e kërkesave mund të ndryshojë sipas çështjes
  7. Kërkesat prej fëmijëve të pashoqëruar do të trajtohen sa më shpejt që të jetë e mundur
  8. Ju do të njohtoheni për vendimin. Nëse ju jepet një leje qëndrimi, fillon detyra e gjetjes së një bashkie që do t'ju pranojë për banim. Megjithatë, nëse kërkesa juaj refuzohet, ju mund ta dërgoni një ankesë ose të ktheheni në shtëpi
  9. Nëse mirret vendimi pozitiv nga një bashki, ju do të shkoni të jetoni në një prej bashkive të vendit
  10. Nëse kërkesa juaj është refuzuar, ju mund të ankoheni kundër këtij vendimi. Ankeda juaj duhet të paraqitet jo më vonä se tre javë pas marrjes së njoftimit të refuzimit. Avokati juaj do t'ju ndihmojë në paraqitjen e ankesës
  11. Nëse UDI përsërit refuzimin e saj pas shqyrtimit të ankesës suaj, çështja i kalohet Komisionit të Apelit për Emigrant (UNE)
  12. Nëse UNE refuzon ankesën tuaj, vendimi është përfundimtar dhe ju duhet të ktheheni në shtëpi. Ju mund ta vazhdoni çështjen tuaj në gjykatë, por do täju duhet të paguani vetë tarifat tuaja ligjore

Burimet e këtyre informacioneve janë marrë nga drejtoria norvegjeze e emigrancinit UDI - www.udi.no

KU dhe SI në Norvegji