Ambasada e Italisë në Prishtinë

Ambasada e Italisë në Prishtinë ofronë shumicën e informacioneve në gjuhën shqipe përmes webfaqes së tyre zyrtare www.ambpristina.esteri.it.

Derisa shërbimet të cilat i ka kryer qendra proceduese IVAO në Prishtinë, ne jemi bazuar nga shërbimet e kësaj zyre të cilat kanë qenë të publikuara edhe përmes webfaqes së tyre ndërsa tani pasi kjo webfaqe është mbyllur më poshtë ne kemi ofruar shërbimet e reja të marra direkt nga webfaqja e Ambasadës së Italisë në Prishtinë.

Mënyrat e reja për të kërkuar vizë hyrëse

Të gjithë kërkuesit e vizave hyrëse mund të përdorin sistemin e ri të termineve (Prenoto On-Line) të ofruar nga kjo Ambasadë.

Prenoto On-Line (sistemi i termineve për viza)

Qëllimi është për të lehtësuar shërbimin e dhënies së vizave.

Pas marrjes së datës dhe orarit të terminit, vetëm të interesuarit mund të paraqiten pranë kësaj Kancelarie Konsullore, të pajisur me pasaportë, fotografi, me dokumentacionin e nevojshëm dhe tarifën e caktuar për paraqitjen e kërkesës për vizë.

Ju kujtojmë se termini është FALAS, personal dhe nuk mund t’i jepet dikujt tjetër apo ndërrohet me dikë tjetër.

Nuk do të pranohen më shumë së një person me dëshminë e njëjtë te caktimit të terminit; edhe pjesëtarët e së njëjtës familje qofshin të rritur apo të mitur, duhet të bëjnë terminin ndaras.

Për të arritur deri të qëllimi, përdoruesit duhet të bashkëpunojnë me përpikëri në mënyrë që të garantohet funksionimi i sistemit (vonesat më shumë se 15 minuta shkaktojnë anulimin e terminit).

Terminet për të gjitha llojet e vizave bëhen me anë të sistemit PRENOTO ON-LINE.

Sistemi është tërësisht falas dhe të gjithë përdoruesit mund të kenë qasje duke ndjekur udhëzimet për regjistrim dhe rezervim që gjenden në manualin udhëzues ( Kliko në: UDHËZIMET).

KUJDES: Secili përdorues mund të bëjë vetëm një rezervim, të gjitha rezervimet e bëra në mënyrë të pasaktë siç mund të jenë rezervimet e dyfishta, do të anulohen automatikisht nga sistemi.

Ambasada ju këshillon që të mos i drejtoheni agjencive për të bërë rezervime.

Për të hyrë në sistemin Rezervo On-Line, kliko: Prenoto On-Line.

Për të marrë informacione lidhur me dokumentacionin për llojet e ndryshme të vizave hyni në faqen e Vizave (kliko: Vizat).

Burimi i materialit është marrë nga webfaqja zyrtare e ambasadës www.ambpristina.esteri.it

Embassy of Italy in Pristina

Rr. Azem Jashanica 5
Arbëri - Dragodan
Prishtinë

Tel.: +383 38 244 925
Fax: +383 38 244 929

E-mail:
pubblico.pristina@esteri.it
Vizat:
visti.pristina@esteri.it

Webfaqja zyrtare:
www.ambpristina.esteri.it