Mirë se vini në Itali

Italia (zyrtarisht Republika Italiane, italisht Italia respektivisht Repubblica Italiana) është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, si Sicilia dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla: Vatikani dhe San Marino.

Roma, kryeqyteti i Perandorisë Romake në lashtësi, është edhe kryeqytet i shtetit të ngritur në bërthamën e perandorisë.

Gjeografia

Sipërfaqja e përgjithshme e Italisë është 301,230 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42° 50' V, 12° 50' L dhe 294,020 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,210 km² ujë.

Vija bregdetare e Italisë është 7,600 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor 1,932.2 km i gjatë.

Klima e Italisë është mesdhetare. Në pjesën veriore alpine dhe atë jugore qendrorë zotëron klima kontinentale.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë dhe malor. Përgjatë bregdetit terreni është i ulët dhe i rrafshët. Në Itali shtrihen Alpet dhe Apeninet, kurse ultësira më e rëndësishme është ultësira e Lombardisë ku rrjedh lumi Po. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,748 metrave pika e dytë më e lartë e Malit të Bardhë (fr.: Mont Blanc).

Njësitë administrative

Italia ka 20 rajone (të quajtura "regioni", njëjës : "regione"). Pesë nga këto rajone kanë statusin e një shkalle të autonomisë që u mundëson disa të drejta veprimi në legjislacion dhe çështje tjera specifike. Të gjitha rajonet, Valle d'Aosta, ndahen më tej në dy e më tepër njësi më të vogla të quajtura "provinca".

Kultura

Italia nuk ka ekzistuar si shtet deri më 1861 kur u bashkua. Për shkak të këtij bashkimi të vonuar, dhe autonomisë historike të regjioneve që tani e përbëjnë Gadishullin italian, shumë tradita dhe kultura që tani identifikohen si Italiane mund të identifikohen nga regjionet nga kanë ardhur. Me gjithë izolimin social dhe politik të këtyre regjioneve, kontributet e Italisë në trashëgiminë kulturore dhe historike të Evropës mbeten shumë të mëdhaja. Italia është vendi me më së shumti trashëgimi kulturore në UNESCO (41 deri më tani).

Burimi i informacionit: Wikipedia Shqip