Sistemi shëndetësor në Gjermani

Sigurimi shëndetësor i parashikuar me ligj mbulon rreth 85 % të popullsisë së Gjermanisë. Rreth 10% e popullsisë është e mbuluar nga sigurimi shëndetësor privat, me nëpunës civilë dhe të vetëpunësuar duke bërë grupin më të madhë. .Pjesa tjetër (p.sh., ushtarët, policët, dhe të tjerët) janë të mbuluara nën regjime të veçanta. Imigrantët pa dokumente janë të mbuluar nga sigurimet shoqërore në rast të sëmundjes. Që nga viti 2009, sigurimi shëndetësor ka qenë i detyrueshëm për të gjithë qytetarët dhe banorët e përhershëm. Të gjithë qytetarët e punësuar (dhe grupe të tjera të tilla si pensionistët) duke fituar më pak se 4 125 € në muaj, ose rreth 49,500 € në vit (2011) mbulohen detyrimisht nga shërbimi publik dhe gjithashtu vartësit e tyre (bashkëshortët dhe fëmijët) janë mbuluar falas.

Sistemi i kujdesit shendetesor

Shërbimi shëndetësor në Gjermani është mjaft i decentralizuar. Secili prej 16 shteteve e ndan përgjegjësinë me qeverinë qendrore për ndërtimin dhe funksionimin e spitaleve, ndërkohë që ofruesit e sigurimeve shëndetësore, të rregulluar nga shteti, ushtrojnë një lloj kontrolli mbi kostot e funksionimit. Nga 2 030 spitalet e Gjermanisë, 790 janë me pronësi publike, 820 me pronësi jofitimprurëse private dhe 420 janë private fitimprurëse. Kishat katolike dhe protestante drejtojnë shumë prej spitaleve me subvencione federale ose shtetërore. Spitalet, përgjithësisht, janë të pajisur me teknologji të sofistikuar dhe nivel të lartë komoditeti.

Ofruesit e kujdesit shendetesor

Ofruesit kryesorë të kujdesit shëndetësor në Gjermani janë mjekët, dentistët dhe tri lloje spitalesh (publike, private jofitimprurëse dhe private fitimprurëse). Industria e shëndetësisë përfshin edhe shoqëri të mëdha farmaceutike, si dhe prodhues të llojeve të ndryshme të furnizimeve mjekësore. Departamentet e shëndetit publik, të cilat drejtohen nga Landi, nuk janë pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor në Gjermani.

Listat e pritjes për trajtime janë të rralla. Objektet mjekësore janë të pajisura me teknologjinë më të fundit dhe skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore ofron mbulim thuajse të plotë për pjesën më të madhe të trajtimeve mjekësore dhe barnave. Thuajse gjithkush në Gjermani përfiton nga ky sistem, pavarësisht nga të ardhurat ose statusi social.

Mjeket qe kryejne vizita

Çdokush që shkon të vizitohet te mjeku duhet të paguajë një tarifë një here në tre muaj. Në rastin e një sëmundjeje akute apo aksidenteve, ju do t’ju lihet një vizitë e menjëhershme ose brenda së njëjtës ditë. Në të kundërt, duhet të llogarisni si kohë pritjeje disa ditë e, në disa raste, edhe disa javë, veçanërisht për dentistët apo konsulentët e specialistët.

Pas kontrollit, ju do të merrni recetë për mjekimin e rekomanduar, për të cilën në farmaci kërkohet një tarifë e sheshtë prej pesë eurosh për preparat. Ju mund të merrni edhe barna pa recetën e mjekut dhe të konsultoheni falas në të gjitha farmacitë, pa shkuar te mjeku për t’u vizituar.

Urgjenca

Nëse, papritur, keni nevojë për një mjek gjatë natës, në fundjavë ose pushim publik, shërbimi i urgjencës mjekësore mund t’ju vijë në ndihmë. Shkoni në spital ose merrni linjën telefonike të ndihmës (0 11 88 ose 0 11 33) për t’u lidhur me shërbimin e urgjencës mjekësore. Ata do të jenë në gjendje t’ju thonë se cilat farmaci janë hapur.

Sistemi gjerman i sigurimeve shoqërore është sistem statusor, i cili luan rol mbizotërues në sigurimet shoqërore në përgjithësi në Gjermani. Bazuar në solidaritetin e komunitetit të të siguruarve, ai ofron mbrojtje efektive financiare ndaj rreziqeve madhore në jetë dhe pasojave të tyre, përfshi, sëmundjen, papunësinë, moshën e vjetër, aksidentet industriale dhe nevojën përkujdes afatgjatë.

KU dhe SI në Gjermani