Ku dhe si aplikohet për vizë gjermane

Me qëllim që të hyjnë dhe qëndrojnë në Gjermani, të huajt duhet të zotërojnë leje në formën e lejes së qëndrimit. Në bazë të aktit të imigracionit, ekzistojnë vetëm dy lloje lejesh qëndrimi: leja e perkohshme e qendrimit (e kufizuar) dhe leja e vendosjes se perhershme (e pakufizuar); kjo e fundit nuk ka kufizime gjeografike dhe i lejon mbajtësit të angazhohet në punë të paguar apo vetëpunësim.

Hyrja për herë të parë në vend kërkon, sidoqoftë, një vizë për Republikën Federale (vizë kombëtare), e cila shndërrohet, më pas, në leje qëndrimi apo leje vendosjeje në Gjermani. Leja e pakufizuar e vendosjes lëshohet, në rast se i huaji ka pasur një leje qëndrimi për pesë vjet dhe përmbush kushtet shtesë (të ardhura të sigurta, dosje të pastër penale, njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, etj.).

Leja e qendrimit (e kufizuar)

Leja e qëndrimit është titull i përkohshëm qëndrimi. Leja e qëndrimit lëshohet në bazë të disa kushteve dhe mund të shtyhet.

Leja e qëndrimit lëshohet në bazë të qëllimit përkatës të qëndrimit:

  • për punësim ose vetëpunësim
  • për qëllime humanitare ose politike, apo për arsye të bazuara në të drejtën ndërkombëtare
  • për arsye familjare (imigracion vijues i anëtarëve të familjes)
  • arsim ose formim
  • të drejta të posaçme qëndrimi (p.sh., për ish-gjermanët)
  • Zoterimi i vizes perben shprehimisht baze per te drejten e qendrimit

Leja e vendosjes (e pakufizuar)

Seksioni 9 i aktit të qëndrimit përcakton parakushtet e përgjithshme për lëshimin e lejes së vendosjes.

Aplikuesi i huaj duhet:

  • Të zotërojë një leje qëndrimi për pesë vjet dhe
  • Të ketë hapësirë të mjaftueshme jetese për veten dhe familjen
  • Të ketë derdhur kontributet e detyrueshme ose vullnetare të skemës së detyrueshme të pensioneve për të paktën 60 muaj
  • Të ketë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, si edhe të sistemit ligjor e social, si edhe të mënyrës së jetesës në Gjermani dhe
  • Të zotërojë leje pune (nëse i huaji është punëmarrës) dhe
  • Nuk ka arsye që janë kundër tij/saj për sigurinë publike ose rendin publik

Ju lutemi, vini re, se leja e përhershme e qëndrimit ose e drejta për qëndrim të përhershëm, e lëshuar përpara 1 janarit 2005, përbën aktualisht lejen e vendosjes. Të gjitha llojet e lejeve jo të përhershme të qëndrimit konsiderohen, tashmë, si leje qëndrimi për qëllime të posaçme.

Per informacione te metejshme, shihni faqet elektronike te:

Kushtet e pergjithshme te hyrjes dhe informacione për vizat

Për të hyrë ose qëndruar në Gjermani, të huajt duhet të zotërojnë një vizë, ose një leje (të përkohshme) qëndrimi, apo leje vendosjeje (të përhershme). Përgjithësisht, të gjithë të huajt, me përjashtim të shtetasve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kanë nevojë për vizë për të qëndruar në Gjermani. Nuk kërkohet vizë për vizitat një herë në gjashtë muaj për shtetasit e atyre vendeve të cilave Komuniteti Evropian iu ka hequr regjimin e vizave.

Shtetasit e Shqiperise, Bosnje-Hercegovines, Maqedonisö, Malit te Zi dhe Serbise, të cilët zotërojnë një pasaportë biometrike, nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Gjermani për një periudhë maksimale prej tre muajsh brenda një afati gjashtëmujor. Ata, në të njëjtën kohë, nuk mund të angazhohen në punësim fitimprurës gjatë vizitës në Gjermani, edhe pse gjatë kohës që janë aty, mund të aplikojnë për një leje qëndrimi që e tejkalon periudhën tremujore.

Shtetasit e Kosoves duhet të jenë të pajisur me vizë për të hyrë në Gjermani. Viza Shengen ose përjashtimi nga viza nuk i jep të drejtë, në vetvete dhe në bazë të saj, një udhëtari që të hyjë në zonën Shengen. Kodi i Kufijve Shengen rendit kërkesat që duhet të përmbushen nga shtetasit e vendeve të treta, në mënyrë që të lejohen të hyjnë në Zonën Shengen. Për këtë qëllim, vend i tretë është ai vend që nuk është as shtet anëtar i BE-së e as vend i Shengenit.

Kushtet e hyrjes janë si vijon

  • Shtetasi i vendit të tretë zotëron një dokument të vlefshëm udhëtimi ose dokumente që e autorizojnë atë të kalojë kufirin; pranimi i dokumenteve të udhëtimit për këtë qëllim mbetet në kompetencën e shteteve anëtare Udhëtari zotëron ose një vizë të vlefshme (nëse është e nevojshme), ose një leje të vlefshme qëndrimi
  • Udhëtari mund të justifikojë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të synuar dhe ka mjete të mjaftueshme financiare, si për kohëzgjatjen e qëndrimit, ashtu edhe për kthimin në vendin e tij/saj të origjinës apo kalimin në një vend të tretë ku udhëtari është i sigurt se do pranohet, apo është në pozita për përftimin e këtyre mjeteve në mënyrë të ligjshme
  • Sistemi i Informacionit i Shengenit nuk përmban alarm për refuzim hyrjeje për udhëtarin dhe
  • Udhëtari nuk konsiderohet si kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare të asnjë prej shteteve të Shengenit
  • Udhëtari duhet të ketë burime të mjaftueshme financiare për të mbajtur veten gjatë vizitës së planifikuar

Ambasadat gjermane pergjegjese per leshimin e vizave. Pör mö shumö informacione rreht ambasadave vizito seksionin Shqiptaröt.

Procedurat e aplikimit

Si rregull, aplikuesit duhet të paraqesin, personalisht, kërkesat për vizë, së bashku me të gjithë dokumentet e nevojshme, në misionin gjerman përgjegjës për vendin ku ata banojnë. Me qëllim shmangien e kërkesave që shkaktojnë humbje kohe lidhur me informacionin apo dokumentet shtesë, aplikuesit duhet të kontrollojnë faqen elektronike të misionit përkatës përpara datës së nisjes, në mënyrë që të gjejnë të dhëna për procedurën e vizave dhe për dokumentacionin që duhet dorëzuar.

Formularët e aplikimit për vizë mund të merren falas nga misionet (në gjuhën vendase). Aplikuesit, gjithashtu, mund të shkarkojnë formularët këtu (shih në të djathtë). Formularët e dorëzuar duhet të jenë variante origjinale në gjuhët e duhura të misionit në fjalë. Formularët e aplikimit mund edhe të shkarkohen falas nga faqja e internetit e misionit përkatës.

Kerkesat per leshimin e vizes afatshkurter (Shengen)

Misioni i cili lëshon viza duhet të sigurohet që, në çdo rast individual, të përmbushen kërkesat në vijim:

  1. Qëllimi i udhëtimit drejt Gjermanisë duhet të jetë i kuptueshëm dhe i pranueshëm
  2. Aplikuesi duhet të jetë në gjendje të financojë jetesën e tij/saj dhe kostot e udhëtimit nga fondi apo të ardhurat e veta
  3. Mbajtësi i vizës duhet të përgatitet të largohet nga zona Shengen përpara përfundimit të afatit të vizës
  4. Të dhëna dokumentare duhet të ofrohen lidhur me sigurimin shëndetësor në udhëtim, me mbulim minimal prej 30,000 eurosh, që është e vlefshme për të gjithë zonën Shengen
  5. Në rast se aplikuesi nuk është në gjendje të vërtetojë se ai/ajo mund të financojë udhëtimin dhe qëndrimin nga fondet e tij/të saj, një person i tretë mund të marrë përsipër të mbulojë të gjitha kostot që shoqërojnë udhëtimin, në përputhje me seksionin 66 dhe 68 të Aktit të Qëndrimit. Ky angazhim iu bëhet i ditur, si rregull, autoriteteve të huaja të vendqëndrimit të personit që e merr përsipër këtë gjë.

    Personat, hyrja e të cilëve në zonën Shengen do të rrezikonte sigurinë apo rendin publik të shteteve të Shengenit ose të cilët nuk përmbushin një apo më shumë nga kërkesat e lartpërmendura, nuk mund të pajiset me vizë. Në rast se kërkesa për vizë hidhet poshtë, aplikuesi do të njoftohet për arsyet kryesore të këtij refuzimi. Çdo aplikues ka të drejtë të ndërmarrë nismë për ankim ligjor kundër vendimit të misionit; megjithatë, në rastin e rrëzimit të kërkesës për vizë turistike, kjo nuk do të jetë e mundur deri më 5 prill 2011.

    Koha qe duhet per shqyrtimin e aplikimit per vize

    Si rregull, misioneve iu duhen nga dy deri në 10 ditë pune për të vendosur mbi një kërkesë për vizë afatshkurtër. Aplikimet për vizë që i japin mbajtësit të drejtën për qëndrim më të gjatë apo për t’u angazhuar në punësim fitimprurës mund të kërkojnë disa muaj për t’u shqyrtuar. Gjatë sezonit kryesor të udhëtimit mund të ketë periudha pritjeje për paraqitjen e kërkesës në një mision gjerman. Personat që duhet të pajisen me vizë për të hyrë në Gjermani duhet, për rrjedhojë, të paraqesin aplikimet në kohën e duhur.

    Tarifat per vize

    Që prej 14 majit 2008, tarifa për të gjitha llojet e vizave ka qenë 60,00 euro. Për informacione të mëtejshme, vizitoni webfaqën e zyrës federale për të huaj www.auswaertiges-amt.de

    Burimi i informacionit është marrë nga:
    Rrjeti i Qendrave të Shërbimit për Migrantët - IOM www.migrantservicecentres.org

KU dhe SI në Gjermani