Sistemi i edukimit në Gjermani

Përgjegjësia për sistemin arsimor gjerman qëndron kryesisht tek shtetet (Länder), ndërsa qeveria federale luan vetëm një rol të vogël. Në mënyrë vullnetare ofrohen çerdhet e fëmijëve apo parashkollorët për të gjithë fëmijët në mes të 3 dhe 6 vjeç, pas së cilës ndjekja e shkollës është e detyrueshme, në shumicën e rasteve për 11 deri 12 vjet. Sistemi ndryshon në gjithë Gjermaninë sepse çdo shtet (Land) vendos politikat e veta arsimore. Shumica e fëmijëve megjithatë së pari e ndjekin shkollen fillore e cila quhet Grundschule nga mosha 6 deri në 10 apo 12 vjeç (mvaret nga shteti).

Sistemi arsimor në Gjermani është i ndarë në:

  • Edukimin e hershëm të fëmijëve
  • Arsimin fillor
  • Arsimin e mesëm
  • Arsimin e lartë dhe
  • Arsimim të vazhdueshëm

Në Gjermani ka edhe shkolla private të cilat janë ndjekur nga më shumë se 800,000 studentë. Ka edhe një numër më të madh që marrin pjesë në programet për arsimin, mëso gjatë tërë jetës të menagjuar nga institucionet e pavarura. Shoqata Federale e Shkollave Private VDP www.privatschulen.de punon me institucionet arsimore në të gjitha klasat: arsimin e përgjithshëm, trajnime profesionale, si dhe edukimie e mëtejshëm si dhe në sektorin tretësor (arsim të mesëm apo trajnimet profesionale). Rreth sistemi të edukimit me anë të grafikës jemi munduar ta paraqesim sistemi e edukimit gjerman duke ja përshtatur formave standarte të bazuara nga institucionet kompetente në këto çështje.

Me qëllim të një organizimi dhe bashkëpunimi më të afërt ndërmjet shkollave në gjuhën shqipe që veprimtarit e tyre i kryejn pothuajse në të gjitha shtetet (Bundesländer) ku jetojn shqiptarët ne do ti kushtojm një rëndësi të veqant këtyre shkollave.

Si infromacine kryesore ne do ti sigurojm se paku adresat dhe informacionet tjera kontaktuese ku pastaj kohë pas kohe do të shkruajm edhe rreth historisë dhe veprimtarive tjera nga këto shkolla duke ju sjellur tek ju edhe punime të ndryshme nga nxënsit e këtyre shkollave.

Më shumë informacione rreth sistemi të edukimit mund të gjeni tek broshura Sistemi i Edukimit në Gjermani

Integrimi në Gjermani