Aplikimi për vizë Shengen apo vizë turistike në Finland

Shtetasit e huaj që kanë nevojë për një vizë Shengen për të udhëtuar në Finland duhet të aplikojn për vizë në një mison më të afërt finlandez ose në një mision të një vendi tjetër Shengen, i cili përfaqëson Finlandën në çështjet e vizave. Aplikimin nuk mund ta bëni më herët se 3 muaj para së të planifikoni vizitën në Finland.

Shtetasit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi nëse posedojn pasaportë biometrike, nuk ju nevojitet viza ndërsa shtetasve nga Kosova ju kërkohet viza. Keni kujdes se shtetasit që jetojn në Kosovë por posedojn pasaporta nga Serbia, nuk mund të udhëtojn pa vizë edhe pse shtetasit nga Serbia me pasaporta biometrike kanë të drejtë.

Procedurat e aplikimit

Procedurat që duhet ndejekur gjatë aplikimit për një vizë Shengen, do mundohemi ti paraqesim më poshtë. Duhet të keni kujdes se nëse nuk i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara nga ambasada apo konsullata, lënda juaj për vizë nuk do të shqyrtohet dhe gjithashtu disa prej tyre mund të kërkojn dokumente shtesë.

Aplikacioni

Aplikacionin duhet plotësuar dhe nënshkruar duke e dorëzuar së bashku me të gjitha dokumentet tjera të kërkuara. Formularin e aplikacionit mund ta merrni tek ambasada ku aplikoni apo edhe në internet. Anash ne kemi vendosur lidhjen ku mund ta shkarkoni aplikacionin në Anglisht apo Finlandisht. Aplikacioni nuk mund ta dërgoni përmes e-mail apo Fax pasi nuk shqyrtohet lënda.

Fotografia

Gjatë aplikimit për vizë ju duhet ta keni edhe një fotografi e cila duhet të jetë në pak se 6 muaj e vjetër me madhësi 47 mm e gjerë dhe 36 mm e gjatë. Për fotografi ju sugjerojm që ta bëni te fotografisti pasi kërkohet që të jetë e kjartë, shikim të drejtë në aparatin fotografik, pa buzqeshje etj.

Pasaporta

Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku 3 muaj pas kohës së udhëtimit dhe nuk duhet jetë më e vjetër se 10 vite.

Sigurimi i udhëtimit

Ju duhet të keni një sigurim udhëtimi që mbulon kohëzgjatjen e vizës dhe zonën Shengen. Dëmshpërblimi i sigurimit duhet të jetë së paku 30,000 € dhe duhet të siguroj juve në rast të sëmundjes së papritur apo ndonjë aksidenti duke përfshirë edhe udhëtimin në shtëpi. Në raste të vdekjes, sigurimi duhet të përfshijë edhe transportin e kufomës.

Dokumentet tjera shtesë

Përveq dokumenteve të mësipërme, ju duhet ti bashkangjitni edhe disa dokumente tjera duke përfshirë: biletën e udhëtimit, rezervimin e hotelit të konfirmuar (), dhe një ftesë private apo zyrtare.

Ftesa mund të jetë e shkruar në formë të lirë, por duhet të përfshijë detajet e organizatës pritëse ose individuale dhe informacionet në vijim të përsonit të ftuar: emrin, mbiemrin, datën e lindjes, adresën, numrin e pasaportës dhe qëllimin dhe kohëzgjatjen e vizitës.

Nëse vizita është private, vlen të përmenden marrëdhëniet në mes të pritësit dhe të ftuarit psh. nëse ai/ajo është mik, bashkëshort ose i afërm. Ta keni parasysh se ftesa nuk është një garanci se viza do të lëshohet. Fetsa nuk ka nevojë të vuloset në Manistratti. Një shembull të ftesës private e kemi bashkangjit, në linkun më partë.

Përveq kërkesave më lartë, ju mund të shtoni edhe detaje tjera si psh kush i siguron mjetet e udhëtimit, detaje rreth kthimit, të ardhurat, detaje rreth punësimit etj. por duhet të keni parasysh se ju duhet të keni fonde të mjaftueshme për të mbuluar qëndrimin tuaj, të paktën 30 € në ditë.

Intervista

Në disa raste, ambasada apo konsulata mund t'ju ftoj për intervistë për të pyetur rreth qëllimit të vizitës suaj.

Nënshkrimi

Me nënshkrimin e aplikacionit ju jeni përgjegjës për saktësinë e informacionit që ju keni dhënë. Ju duhet të nënshkruani formularin personalisht. Nëse formulari është i panënshkruar, apo dikush tjetër e ka nënshkruar atë për ju, aplikimi do të refuzohet.

Pagesa e shërbimit për vizë bëhet në ambasadë ndërsa pas kompletimit të gjithë dokumenteve dhe dorëzimit të aplikacionit, shqyrtimi i kërkesës zgjatë 1 deri 2 javë.

Për më shumë informacione, kontaktoni Ambasadën e Finlandës në Prishtinë

Burimet e këtyre informacioneve janë të bazuara nga:
Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës www.formin.fi

KU dhe SI në Finlandë