Ambasada e Finlandës në Prishtinë

Historia

Zyra ndërlidhëse e Finlandës u hap në vitin 1999 në Prishtinë. Më vonë, më 1 shkurt 2009, u shndërrua zyrtarisht në ambasadë dhe në të njëjtën kohë zyrtarisht u vendosën marrëdhëniet diplomatike.

Ambasada ka pranuar ambasadorin e parë me 1 shtator 2015. Para kësaj kohe, ambasadori akreditohej nga Sofia e Bullgarisë dhe në Prishtinë shef i misionit ishte i ngarkuar me punë.

Në shtator 2009, ambasada ka lëvizur nga lokacioni në Dragodan në një objekt të ri në Pejton, në qendër të Prishtinës. Hapësirat e objektit shfrytëzohen bashkë me Ambasadën e Suedisë.

Ambasada

Ambasada e Finlandës në Prishtinë është përfaqësuesi zyrtar i qeverisë së Finlandës në Kosovë.

Detyrat kryesore të ambasadës janë: " Dialogu politik, efektet dhe përcjellja e zhvillimeve në Kosovë, e gjithashtu edhe e aktorëve ndërkombëtar e organizatave në vend (BE, përfshirë mekanizmat e Bashkimit, EULEX, KFOR, UN, OSCE) " Forcimi i marrëdhënieve bilaterale me Kosovën " Zbatimi dhe monitorimi i programit të Finlandës në Kosovë "Korniza Zhvillimore për Ballkanin Perëndimor " Ofrimi i shërbimeve të plota civile (shërbime konsulare dhe për viza) " Promovimin dhe përdorimin e imazhit pozitiv të Finlandës në punën e ambasadës

Shërbimet e ambasadës

Ambasada e Finlandës në Prishtinë ofron një sërë shërbimesh për shtetasit finlandezë dhe të huaj me banim të përhershëm në Finlandë. Shërbimet janë të bazuara në "Ligjin për Shërbimet Konsullore". Ambasada gjithashtu ofron shërbime për kosovarët në çështjet e vizave dhe lejeve të qëndrimit.

Shërbimet konsullore përfshijnë për shembull:

" Pasaportat " Ndihma me çështjet që kanë të bëjnë autoritetet finlandeze si shtetësia, shërbimi ushtarak, dhe regjistrimi i popullsisë " Ndihma për qytetarët në situata të vështira " Vizat " Administrimin e votimit në Kosovë për zgjedhjet kombëtare të Finlandës " Lejet e qëndrimit dhe punës " Shërbimet e noterit " Informacione rreth Finlandës dhe shërbimeve publike

Vizat

Rreth çështjeve të vizave, me afat deri në 90 ditë, ambasada ka përgatitur informacione të mjaftueshme në gjuhën shqipe. Këto informacione mund ti gjeni tek faqja zyrtare e ambasadës www.finlandkosovo.org (në anën e djathtë nën "Embassy Services"). Keni parasysh se këto informacione mund të rifreskohen kohë pas kohe, në bazë të ndryshimit të shërbimeve dhe në këtë rast ka pasur ndryshime p.sh. tek pagesa ku nga 1 shkurti 2017 pagesa bëhet vetëm përmes transferit bankar, pra të gjitha informacionet e nevojshme i gjeni në atë faqe.

Embassy of Finland

Rr. Perandori Justinian nr. 111
10 000 Prishtinë (Pejton)

Orari:

E hënë - E enjte 08:00 - 16:00
E premte: 08:00 - 15:15

Shërbimi për klient:

E hënë - E premte 10:00 - 12:00

Telefoni qendror
Tel.: +383 387 370 00
Fax: +383 387 328 63 sanomat.pri@formin.fi
visa.pri@formin.fi
www.finlandkosovo.org

Facebook:
www.fb.com/FinnishEmbassyPristina

Sektori i vizave - orët e hapjes Çdo ditë pune nga ora 10:00 - 12:00 Terminet për aplikim duhet të bëhen vetëm me e-mail: visa.pri@formin.fi

Pyetjet me telefon çdo të hënë nga 13:00 - 15:00 Tel.: +381 38 723 723

Burimi i informacionit: Ambasada e Finlandës në Prishtinë

KU dhe SI në Finlandë