Zyra e emigracionit në Finlandë

Maahanmuuttovirasto (Shërbimi finlandez i emigracionit)

www.migri.fi

Shërbimi finlandez i emigracionit (Maahanmuuttovirasto apo shkurt Migri) është një agjenci nën Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila shqyrton dhe vendos rreth çështjeve të emigracionit, leje qëndrimeve (vizave), refugjatëve dhe shtetësisë finlandeze. Kjo agjenci ka filluar punën me 1 mars 1995 nën emrin si Drejtoria e Emigracionit (Ulkomaalaisvirasto) por nga 1 janar 2008 ka ndryshuar emrin që ka edhe sot.

Strategjia e re e punës për 4 vitet e ardhshme 2017 - 2021 do të publikohet së shpejti në webfaqën zyrtare. Vizioni i vitit 2017 ka si qëllim moton nga emigracioni deri tek nënshtetësia - së bashku me udhëheqës profesionalist, partnerët dhe ofruesit e shërbimeve.

Ideja e punës

Migri është një ekspert, në vendimmarrjen dhe organizimin e shërbimit në çështjet e emigracionit, azilit, refugjatëve dhe shtetësisë. Kjo agjenci gjithashtu zbaton politikën e emigracionit të Finlandës. Migri siguron informacione në mbështetje të vendimmarrjes politike dhe për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Vlerat e shërbimit finlandez të emigracionit janë: sinqeriteti, kompetenca dhe drejtësia.

Shërbimi finlandez i emigracionit (Migri)

  • lëshon leje qëndrimet për shtetasit e huaj që hyjnë në Finlandë si; studentët, punonjësit, të vetëpunësuarit, të kthyerit dhe anëtarët e familjes së shtetasve të huaj që jetojnë në Finlandë
  • regjistron të drejtën e qëndrimit të qytetarëve nga vendet e BE-së dhe lëshon kartela të leje qëndrimeve për anëtarët e familjeve të tyre
  • shqyrton aplikimet për azil, nga intervista e deri tek vendimmarrja drejton dhe planifikon ardhjen e azilkërkuesve dhe atyre që ju është dhënë mbrojtje e përkohshme lëshon pasaportën për të huaj dhe dokumentet e udhëtimit për refugjatë
  • vendos për refuzimet e hyrjes dhe dëbimeve
  • shqyrton aplikacionet dhe deklaratat për nënshtetësi si dhe vendimet e statusit të shtetësisë mban regjistrin e të huajve
  • prodhon informacione të shërbimeve për nevoja ndërkombëtare dhe vendimmarrës të autoriteteve finlandeze
  • merr pjesë në bashkëpunimet ndërkombëtar në fushën e vet

KU dhe SI në Finlandë