Regjionet dhe komunat e Finlandës

Për momentin Finlanda ka 19 regjione. Kryeqyteti Helsinki dhe qytetet përreth bëjnë pjesë në regjionin Uusimaa. Më poshtë kemi publiku listën e plotë me emrat në gjuhën finlandeze të renditura në bazë të alfabetit:

Ahvenanmaan maakunta
Etelä-Karjala
Etelä-Pohjanmaa
Etelä-Savo
Kainuu
Kanta-Häme
Keski-Pohjanmaa
Keski-Suomi
Kymenlaakso
Lappi
Päijät-Häme
Pirkanmaa
Pohjanmaa
Pohjois-Karjala
Pohjois-Pohjanmaa
Pohjois-Savo
Satakunta
Uusimaa
Varsinais-Suomi

Komunat

Me bashkimin e komunave sipas planit 7 vjeçar, nga 468 komuna në vitin 2009 reduktohen deri në 311 në vitin 2017. Webfaqet zyrtare të komunave dhe qyteteve janë të emëruara në bazë të emrit. Edhe pse shumica e emrave të webfaqeve bazohen në bazë të emrave në gjuhën finlandeze, disa komuna versionet e tyre të gjuhës suedeze i ofrojnë në bazë të emrit në gjuhën suedeze ku si shembull kemi komunën e njohur të ndërmarrjeve të mëdha Espoo - Esbo. Përveç gjuhëve finlandeze dhe suedeze, shumica e webfaqeve ofrojnë edhe gjuhën angleze si dhe disa prej tyre në pjesën lindore gjuhën ruse.

Webfaqet e komunave luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e qytetarëve të asaj komune pasi shumica e shërbimeve të organeve komunale ofrohen përmes webfaqes së komunës. Më poshtë kemi zgjedhur 10 komunat më të mëdha në bazë të banorëve deri në fund të 2015.

Helsinki (628 208)
www.helsinki.fi
Espoo (269 802)
www.espoo.fi
Tampere (225 118)
www.tampere.fi
Vantaa (214 605)
www.vantaa.fi
Oulu (198 525)
www.oulu.fi
Turku (185 908)
www.turku.fi
Jyväskylä (137 368)
www.jyvaskyla.fi
Lahti (118 743)
www.lahti.fi
Kuopio (112 117)
www.kuopio.fi
Kouvola (85 855)
www.kouvola.fi

KU dhe SI në Finlandë