Disa agjenci dhe organizata finlandeze

Shumica e webfaqeve që i kemi listuar më poshtë kanë versionet e tyre edhe në gjuhën angleze. Ne jemi munduar që ti sjellin disa shërbime të cilat ndeshemi çdo ditë në jetën e përditshme.

Maahanmuuttovirasto (shërbimi finlandez i emigracionit)

www.migri.fi

Shërbimi finlandez i emigracionit (Maahanmuuttovirasto apo shkurt Migri) është një agjenci nën Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila shqyrton dhe vendos rreth çështjeve të emigracionit, leje qëndrimeve (vizave), refugjatëve dhe shtetësisë finlandeze. Shërbimi elektronik www.enterfinland.fi mundëson aplikimin e leje qëndrimeve të ndryshme me sqarimet në gjuhën angleze, finlandeze dhe suedeze.

Suomen Uusyrityskeskukset ry (SUK) (agjencitë e ndërmarrjeve finlandeze) www.uusyrityskeskus.fi

SUK është një organizatë që lidhë bashkëpunimin e sektorit privat dhe publik. Nëse keni nevojë për këshilla të çfarëdo lloji rreth hapjes së një biznesi, kjo organizatë ofron shërbime falas përmes 31 qendrave rajonale dhe 85 pikave të ndryshme në mbarë Finlandën. Ju mund të bëni edhe një plan biznesi së bashku me ndonjërin nga ekspertët që ofrojnë këto agjenci.

Webfaqet e agjencive nëpër komuna të ndryshme ndryshojnë prandaj për ta gjetur vendin e duhur tek webfaqja kryesore

www.uusiyrityskeskus.fi në anën e majtë zgjidh komunën ku banoni dhe do ju hapet webfaqja e duhur p.sh në komunën

Vantaa www.yritysvantaa.fi

Kela (institucioni i sigurimeve)

www.kela.fi

Kela është një institucion i pavarur i sigurimeve shoqërore i mbikëqyrur nga parlamenti. Situatat në të cilat mund të kontaktoni Kela-n përfshijnë: lindjet, studimet, sëmundjet, papunësia, pensioni dhe disa shërbime tjera. Shumica e banorëve të Finlandës janë të siguruar nga Kela.

VERO (administrata tatimore )

www.vero.fi

Administrata tatimore mbledh shumicën e taksave dhe detyrimeve tatimore të shtetasve finlandez. Shërbimet i ofron për individ, ndërmarrje dhe organizata. Shumicën e shërbimeve i ofron edhe përmes formave elektronike.

PRH - Patentti- ja rekisterihallitus (zyra finlandeze e patentave dhe regjistrimit) www.prh.fi PRH bënë regjistrimin e bizneseve, fondacioneve dhe shoqatave. Ajo merret edhe me shqyrtimin dhe dhënien e patentave, modelet e përdorimit, markat tregtare dhe mbrojtjen e dizajnit. Shumë shërbime mund të kryhen edhe përmes internetit.

YTJ - Yritys ja yhteisötietojärjestelmä (sistemi i informimit të bizneseve) www.ytj.fi Sistemi i informimit të bizneseve është një databazë apo shërbim i cili menaxhohet nga PRH dhe VERO duke bërë të mundur gjetjen e informacioneve zyrtare nga te dyja autoritetet në një faqe të vetme.

Tilastokeskus (agjencia e statistikave) www.stat.fi

Kjo agjenci mban statistikat e popullatës, ekonomisë, produkteve të ndryshme dhe shumë gjërave tjera.

IntoFinland www.intofinland.fi

IntoFinland është një webfaqe e cila menaxhohet nga KELA dhe VERO që ka si qëllim t'ju ndihmoj punëtorëve të huaj që punojnë në Finlandë. Ky shërbim ofrohet edhe për ndërmarrësit dhe studentët e huaj.

Poliisi www.poliisi.fi Policia ka për detyrë të mbështesë rendin shoqëror dhe sistemin gjyqësor, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe hetimin e krimeve etj. Gjithashtu policia bënë lëshimin e lejeve të ndryshme si patentën e shoferit, pasaportat, letërnjoftimet etj. TE-Palvelut (zyra e punësimit ) www.te-palvelut.fi

TE-palevelut (shërbimet e punësimit publik dhe biznesit) është pjesë e departamentit të punës dhe ndërmarrjeve në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. TE-palvelut ofron shërbimet përmes zyrave të punësimit, telefonit, shërbimeve elektronike si dhe ngjarjeve të organizuara në bashkëpunim me ndërmarrjet private.

Maistraatti (zyra e regjistrimit lokal ) www.maistraatti.fi Zyrat e regjistrimit lokal janë përgjegjëse në mirëmbajtjen e sistemit të regjistrimit të popullatës në nivelin rajonal dhe lokal. Këto zyra ofrojnë edhe shërbime tjera si: shërbime noteriale, çështjen e martesave, ndryshimin e emrit, regjistrimin e adresave të banimit etj.

Infopankki www.infopankki.fi Infopankki është një shërbim online rreth çështjeve të integrimit i cili menaxhohet nga qyteti i Helsinkut. Për momentin ky shërbim jepet në 12 gjuhë. Gjuha shqipe është larguar që nga fundi i vitit 2013.

Avokati i popullit kundër diskriminimit www.syrjinta.fi Detyra e avokatit të popullit kundër diskriminimit është për të çuar përpara barazinë në Finlandë dhe për ta ndaluar dhe trajtuar diskriminimin. Avokati i popullit kundër diskriminimit është një autoritet i pavarur dhe vetëqeverisës.

Finpro www.finpro.fi Finpro është një organizatë qeveritare e cila ndihmon ndërmarrjet finlandeze të vogla dhe të mesme që të përhapen dhe të kenë suksese në tregun ndërkombëtar, inkurajon investimet e huaja në Finlandë dhe promovon turizmin. Disa nga projektet që menaxhon FinPro janë: Export Finland - www.exportfinland.fi Invest in Finland - www.investinfinland.fi Visit Finland - www.visitfinland.com

Kansalaisneuvonta www.kansalaisneuvonta.fi Shërbimi këshillues është një shërbim për përdoruesit e shërbimeve publike. Shërbimet ofrohen përmes telefonit në 0295 000, pyetjeve online (chat), plotësimin e formularit, pyetjeve në SMS tek nr. 13145 etj.

KU dhe SI në Finlandë