Shoqatat shqiptare në Finlandë

Shoqatat kulturore shqiptare në Finlandë rrënjët e tyre i kanë qysh nga vitet 90-ta me organizime të ndryshme kulturore dhe sidomos rreth ngjarjeve gjatë luftës në Kosovë. Sistemi demokratik në Finlandë lejon që çdo grup i qytetarëve ka të drejt të ushtrojë veprimtaritë e tyre kulturore, fetare, edukuese etj. Kjo ju ka dhënë mundësi që të hapen shumë shoqata shqiptare në mbarë vendin por shumë prej tyre janë shuar me aktivitetet e tyre dhe në anën tjetër janë hapur edhe shoqata të reja.

Vitet e fundit komuniteti shqiptarë ka filluar një organizim më të mirëfilltë në krahasim me 10 vitet e fundit. Kjo është parë në organizimin e aktiviteteve të ndryshme nga disa shoqata, sidomos gjatë festave tona kombëtare apo festave ndërkombëtare duke përfshirë 8 marsin si dita e grave apo tek ne si e marrim me shumë dita e nënës.

Përveç këtyre aktiviteteve, disa nga shoqatat organizojnë edhe kurse të ndryshme, shëtitje të lira në natyrë dhe shërbime tjera në interes të komunitetit shqiptarë.

Për momentin po i listojmë vetëm disa shoqata aktive të cilat veprojnë me aktivitete të ndryshme.

Shoqata "Bashkimi"
Nisse Kavon katu 3
20610 Turku
bashkimi@bashkimi-ry.fi
www.bashkimi-ry.fi

Shoqata "Trojet"
Sirrikuja 1B, 2 kerros
00940 Helsinki
info@trojet.fi
www.trojet.fi


Albaaniyhdistys Kosova Ry
Pappilantie 5
02770 Espoo
www.facebook.com/kosova.ry

Shoqata "Dituria Ry"
Meri-Rastilantie 4 A11
00980 Helsinki


Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Finlandë
rrbsh.fin@gmail.com
www.rrbsh.fi

Komunitetet në Finlandë