Shkollat shqipe në Finlandë

Rreth funksionimit të shkollave shqipe në Finlandë kemi marr një shembull nga komuna Vantaa me rrethinë dhe disa të dhëna të bazuara nga Ministria e Diasporës e cila merret me çështjen e shkollave shqipe në Diasporë. Përveç këtyre shembujve, mësimi plotësues në gjuhën shqipe organizohet edhe nga disa shoqata shqiptare si pjesë e aktiviteteve të tyre kulturore.

Shkollat shqipe në Vantaa dhe rrethinë

Sipas studiuesve të ndryshëm botërorë thuhet se fëmijët që mësojnë gjuhën amtare janë më të suksesshëm edhe në vendin e tyre ku jetojnë.

Problemi kryesor i një popullsie të emigruar është raporti me gjuhën e saj amtare. Edhe për familjet e emigrantëve shqiptarë çështja e përvetësimit të gjuhës shqipe prej fëmijëve të tyre përbën një problem të ndërlikuar, dhe në zgjidhjen e këtij problemi ata nuk duhet të lihen vetëm, por duhet të ndihmohen me të gjitha mënyrat nga shoqëria shqiptare dhe ajo e vendit ku banojnë.

Në organizimin e mësimit të gjuhës amtare shteti i Finlandës ka ndihmuar shumë në këtë drejtim. Që nga fillimi i ardhjes së shqiptarëve ne Finlandë, është organizuar mësimi i gjuhës amtare. Për të gjitha këto kujdeset shteti i Finlandës, aty ku bëhet grupi prej 5 nxënësve mund të organizohet mësimi i gjuhës amtare. Për punësimin e mësuesve kujdeset komuna ku nxënësit banojnë, po ashtu për rishkollimin e mësuesve si dhe pagesën e tyre.

Si mësues me përvojë nga ky shkrim lus prindërit që mos të hezitojnë, ti dërgojnë fëmijët e tyre në orët e gjuhës amtare.

Tani në Vantaa kemi tre mësues ku janë të përfshirë 320 nxënës. Në Espoo 2 mësues me 180 nxënës. Në Helsinki një mësuese me 110 nxënës. Të gjithë nxënësit janë të furnizuar me material mësimor të gjuhës amtare. Po ashtu edhe në shumë qytete të tjera në Finlandë organizohet mësimi i gjuhës amtare.

Me respekt
Harun Osmani
(Mësues në Vantaa)

Ministria e Diasporës

Ministria e Diasporës në kuadër të departamentit për ruajtjen dhe kultivimin e arsimit dhe kulturës në diasporë, përkrah mësimin plotësues të gjuhës shqipe në forma të ndryshme. Përkrahjen e shkollave shqipe zakonisht e bënë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit duke përfshirë; zhvillimin e procesit mësimor të punonjësve të arsimit, shpërndarjen e librave të veçantë, organizimin e seminareve trajnuese për mësuesit etj.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon dhe i mbikëqyr aktivitetet kulturore, sportive të mërgimtarëve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e shtrirjes së tyre.

Udhëheqësi i këtij departamenti raporton tek sekretari i përgjithshëm ku në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë; divizioni për arsim plotësues në diasporë dhe divizioni për kulturë, rini dhe sport në diasporë.

Më shumë informacione gjeni tek webfaqja zyrtare http://med.rks-gov.net

Komunitetet në Finlandë