Rinia shqiptare në Finlandë

Kur flasim për rininë shqiptare dhe sidomos në promovimin e produkteve kosovare, tregut të punës, investimeve dhe në përgjithësi promovimin e Kosovës si një shtet i ri, shpesh ceket se Kosova është një ndër shtetet që ka popullsinë më të re në Evropë prandaj edhe në Finlandë që llogariten të jenë rreth 10 mijë banorë me prejardhje shqiptare, kemi një numër të mjaftueshëm të rinisë.

Finlanda si një ndër shtetet më të njohura me sistemin e mirëfilltë socio-demokratik ofron mundësitë më të mira për rininë e këtij vendi duke përfshirë të gjitha kulturat dhe kombësitë si banorë të Finlandës. Edhe pse shumicën e shërbimeve rinore të gjithë shqiptarët së bashku me nacionalitetet tjera i shfrytëzojnë sidomos gjatë procesit të shkollimit, ekzistojnë shumë rrugë tjera në përfitimin e projekteve të ndryshme në interes të rinisë shqiptare.

anë disa faktorë negativ që ekzistojnë në brendësi të vetë popullatës shqiptare në mos interesimin si dhe largimin nga këto projekte, ku si shkak kryesor ende mbetet xhelozia apo mos besimin në një organizim të mirëfilltë që do sjell benificione tek rinia shqiptare apo fëmijët e tyre. Ju bëjmë me dije se këto që ne po mundohemi ti ofrojmë, janë absolutisht të pavarura dhe nuk kanë asnjë prapavijë politike, fetare, grupore apo ndonjë interesi tjetër personal. Qëllimi ynë është një stimulim i rinisë shqiptare në shfrytëzimin e projekteve të ndryshme, të ofruara nga organizata dhe institucione të ndryshme, të cilat sjellin gjëra pozitive tek rinia shqiptare si dhe shoqëria në përgjithësi.

Rinia21

Rinia 21 është një projekt si pjesë e portalit Gjiganti.com i cili i dedikohet rinisë shqiptare si përkrahje në zgjidhjen dhe parandalimin e problemeve të ndryshme. Në kuadër të këtij projekti ekzistojnë 5 objektiva kryesore si: Shkolla, Duhani, Bixhozi, Natyra dhe Qendra Rinore. Të gjitha këto ne mundohemi ti zhvillojmë në bashkëpunim me organizata të ndryshme, institucionet, shkollat dhe vullnetar tjerë.

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një vetëdije më të lartë tek rinia shqiptare rreth pasojave nga dukurit negative të cilat vetëm ekzistojnë në shoqërinë shqiptare duke pasur si qëllim përkrahjen në zbutjen apo zgjidhjen e tyre. Më shumë informacione gjeni tek www.rinia21.com

Thuaj drogës jo

Thuaj drogës jo është një projekt i dal nga shoqata multikulturore Hakunila me bazë në komunën Vantaa. Ky projekt ka si qëllim informimin rreth pasojave negative në përdorimin e drogës. Kuptimi i webfaqes zyrtare www.sanohuumeilleei.net vjen nga gjuha finlandeze që në shqip ka kuptimin "Thuaj drogës jo". Për ta kuptuar përmbajtjen e këtij projekti, ne kemi listuar më poshtë titujt kryesorë nga webfaqja zyrtare.

  • Ndjenjë urrejtje
  • Drogat
  • Afër grackës
  • Pas varësisë
  • Krimi
  • Probleme të panumërta
  • Drogat janë të ndaluara me ligj
  • Këshilla e specialistit
  • Si njihet narkomani
  • Ku duhet kërkuar ndihmë?

Komunitetet në Finlandë