Qazim Kaçiku dhe ndërmarrja me 20 punëtorë

K.K Rakennus ja Kiinteistöpalvelu Ky është një ndërmarrje nga fusha e ndërtimtarisë e cila operon kryesisht në rajonin e qytetit Vaasa dhe sipas marrëveshjeve edhe në qytete tjera. Pronari i kësaj ndërmarrje, Qazim Kaçiku ka pasur një përvojë të gjatë në udhëheqjen e disa ndërmarrjeve tjera si bashkëpunëtor dhe bashkëpronar.

Gjatë gjithë kohës Qazimi ka treguar edhe suksese në mbështetjen që ja u ka dhënë komunitetit shqiptarë në punësimin e shumë shqiptarëve. Ndërmarrja të cilën e udhëheq tani, ka rreth 20 punonjës të nacionaliteteve të ndryshme dhe kjo jep një pasqyrë të mirë në ofrimin e mundësive për punësim edhe komuniteteve tjera në Finlandë.

Kjo ndërmarrje zakonisht merret me ndërtimin dhe rinovimin e objekteve të ndryshme, sipas kërkesës së klientëve duke përfshirë ndërmarrjet dhe personat privat. Më shumë informacione rreth shërbimeve të kësaj ndërmarrje, gjeni tek webfaqja zyrtare www.kk-rakennus.fi