Perniön Kebab dhe produktet nëpër supermarkete

Perniön Kebab është një biznes familjar i themeluar në vitin 1996. Lokacioni gjendet në ish-komunën Perniö që sot është pjesë e komunës Salo. Lokali ka 50 ulëse për klient dhe gjithashtu disponon një kabinet të veçantë për 8 persona ku mund të organizoni takime private apo shijoni ushqimin së bashku me grupin tuaj.

Kualiteti i ushqimeve dhe rehatia e klientëve janë ndër prioritetet kryesore të pronarëve prandaj edhe janë bërë ndryshime në zgjerimin e lokacionit në ofrimin e shërbimeve moderne.

Restoranti ofron edhe shërbime ushqimore me porosi në organizimin e ngjarjeve të ndryshme në bazë të kërkesës së klientëve. Në vitin 2008 nga një garë të organizuar prej Radio Nova me temën "Restorantet e kebabit më të mirë në Finlandë" Perniön Kebab ka fituar bindshëm nga votat e dëgjuesve.

Rullatehdas

Nga sukseset me shërbimet e shkëlqyera në Perniön Kebab, vëllezërit Veseli në vitin 2008 formojnë edhe "Perniön Rullakebab -tehdas Oy".

Në fillim, të gjithë produktet e "Rullakebab-it" janë bërë me dorë. Pas një investimi në makineri dhe pajisje tjera, puna e prodhimit është përshpejtuar dhe rrjeti i pikave shitëse gjithashtu është zgjeruar.

Të gjitha llojet e produkteve janë të pjekura nga vetë stafi me lendet e para të prodhuara në Finlandë dhe i gjithë prodhimi bëhet brenda ditës.

Nëse dëshironi të shijoni lloje të ndryshme të ushqimeve nga kebabi, ato mund ti gjeni zakonisht nëpër dyqane të mëdha si Citymarket, K-market, Prisma, S-market etj. Listën e plotë të pikave shitëse e gjeni tek webfaqja zyrtare www.pernionkebab.fi duke filluar nga qyteti Turku, Salo, Lohja, Espoo e deri në Vantaa.

Perniön Kebab Ay

Haarlantie 2
25500 Perniö

Tel.: 02 735 2615

Avoinna

Ma - To 11 - 21
Pe - La 11 - 22
Su 12 - 21

www.pernionkebab.fi

Perniön Kebab

044 299 8100
rizah.veseli (at) pernionkebab.fi

Rullatehdas

045 844 3080
musa.veseli (at) rullakebab.fi